Kjo nuk pritej/ Dy ish banorët e Big Brother çifti më i ri i Showbizit Shqiptar

Kjo nuk pritej/ Dy ish banorët e Big Brother çifti më i ri i Showbizit Shqiptar

Xhensila Pere mesa duket janë çifti më i ri në show biz!

Erioni dhe Xhensila së fundmi janë parë shpesh në shoqërinë e njeri tjetrit, ndërsa ditët e fundit janë gjendur të dy në kryeqytetin e Kosovës, shumë në afrimitet me njeri tjetrin, teksa kanë ndarë edhe të njëjtën dhomë në hotelin ku kanë qëndruar.

Loading...

Kujtojmë se mardhënia e afërt e Erionit me Xhensilën ka nisur më herët. Pak kohë më parë Erioni i dhuroi Xhensilës një tufë me lule, e cila kjo e fundit nuk nguroi ta ndante këtë moment me ndjekësit.

Së fundmi, afrimitetin mes Xhensilës dhe Erionit që të lë idenë se është më shumë se shoqëri, e kanë vënë re edhe ndjekësit e tyre në Instagram.

 

Më një postim të bërë nga Erioni në profilin e tij në Instagram teksa shihet me Xhensilën, ka shoqëruar foton me diciturën: “Me, you & I”- ku menjëherë kanë vërshuar komentet duke i kërkuar Erionit të pranojë lidhjen, apo dhe duke komplimetuar Erionin për zgjedhjen, duke pasur në krahë një yll si Xhensila.

Erioni nuk ka marrë mundimin t’i fshijë komentet apo t’u përgjigjet, duke lënë kështu akoma më shumë vend për dyshime.

Neve do të na pëlqente shumë që mes Erionit dhe Xhensilës të kishte diçka më shumë se miqësi, megjithëse mbetet për t’u parë nëse Erioni dhe Xhensila do të veprojnë si shumë personazhe të njohur, duke shtuar detajet për një romancë dhe nga ana tjetër nuk konfirmojnë asgjë, megjithëse publikut dhe mediave nuk u shpëton gjë.

Loading...


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *