EKSKLUZIVE/Pas divorcit me Klaudia Pepën, Albi Nako në prag të fejesës me balerinën e njohur

EKSKLUZIVE/Pas divorcit me Klaudia Pepën, Albi Nako në prag të fejesës me balerinën e njohur

Historia e romancës së Albi Nakos me ish-bashkëshorten Klaudia Pepa nisi në prapaskenat apo në përgatitjet për kërcimin e radhës. Ajo u kurorëzua në një celebrim në vitin 2013-n gjatë emisionit “E Diela Shqiptare”, por u ndërpre në mënyrë të papritur në vitin 2017, pasi dyshja dha lajmin e bujshëm se ata ishin ndarë prej një viti.

Jeta vazhdon dhe këtë gjë janë duke bërë dy ish-partnerët. Klaudia Pepa vijon karrierën e saj në Itali si balerinë, ndërsa koreografi i njohur Albi Nako duket se ka nisur një histori dashurie me një tjetër balerinë.
Prej muajsh përflitej se Albi dhe një nga balerinat e trupës së tij, Alba Hoxha, janë në një lidhje. Por vetëm tani një burim i “Iconstyle.al” konfirmoi ekskluzivisht, jo vetëm që dyshja është në një romancë, por që flitet për diçka më serioze.

Loading...

Burimi tregoi për “Iconstyle.al” se Albi Nako dhe Alba Hoxha kanë nisur përgatitjet për fejesën, pasi së shpejti do të shkëmbejnë unazat. Secili prej tyre ka nisur të organizojë çdo gjë për ditën e rëndësishme, duke menduar deri në detaj.

I njëjti burim tregoi se lidhja mes Albit dhe Albës është bërë familjare dhe është vetëm çështje kohe deri në zyrtarizmin e saj.

Kujtojmë se në qershor të vitit të kaluar Albi Nako dhe Klaudia Pepa konfirmuan divorcin, ndërsa arsye të këtij vendimi ishte largësia dhe mospranimi nga ana e koreografit për të zgjeruar familjen.

Loading...


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *