Nuk është më sekret: Lori Hoxha zbulon dietën që po përdorin VIP-at për tu dobësuar

Nuk është më sekret: Lori Hoxha zbulon dietën që po përdorin VIP-at për tu dobësuar

Ndonëse format e saj trupore janë më së miri, edhe Lori Hoxha ka vendosur të mbajë dietë dhe në postimin e fundit zbulon se Sara i ka treguar një dietë që përdorin VIP-at për tu dobësuar. “Do shëndoshesh Lor, por ata se dinë që unë po bëj një dietë ku ha vetëm 6 orë në ditë dhe orët e tjera rri pa ngrënë fare sepse kështu më tha Sara Hoxha që po dobësohen vipat”, shkruan Lori.

Loading...

Ndërsa në postimin tjetër bën të ditur se po bënte thjesht shaka, pasi ajo vetë nuk heq dot dorë nga sheqernat e karbohidratet dhe i jep këshillë fansave të mbajnë dietën të quajtur Keto. “Po tallesha miq. Mënyra e duhur për të mbajtur këtë diet është të hash për 8 orë (jo sheqerna, jo karbohidrate) dhe të mos hash në kohën e mbetur. Quhet dieta Keto, kërkojeni në google. Ka funksionuar për njerëzit që njoh. Unë nga ana tjetër po mbaj dietën Lori ku ha çfarë të dua për 8 orë dhe pastaj rri pa ngrënë në pjesën e mbetur të kohës, sepse sheqernat dhe karbohidratet janë ajo çfarë unë jam dhe refuzoj të heq dorë nga to”, shkruan Lori.

“Kjo vjen si përgjigje ndaj mesazheve të shumta. Nuk po ja imponoj këtë askujt. Dhe po e bëj këtë sepse nuk mund të bëj palestër për shkak të shpinës sime të lënduar, jo sepse kam probleme me trupin. Nëse keni pyetje dërgojini mesazh ekspertëve Sara dhe Ledioni”, shkruan Lori.

Loading...


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *