Ja cfarë do të ndodh nesër në Bixhoz me Dashurinë;Dakshi i thote SHIVAIT që Anika ka vdekur/foto

Ja cfarë do të ndodh nesër në Bixhoz me Dashurinë;Dakshi i thote SHIVAIT që Anika ka vdekur/foto

Shivai pyet Somian dhe sigurohet që Anika atë natë nuk ka fjetur me Dakshin. Daksh torturon Anikën të cilën e ka lidhur. Ai i kreh flokët Anikës dhe i bën makjazh. Daksh i thotë Anikës se nëse bukuria e saj nuk është e tij atëherë ajo do vdesë. Anika i lutet mos ta bëjë sepse ka një vëlla. Daksh i thotë Anikës ta kishte menduar këtë para se të martohej me Shivain. Shivai ndërkohë kërkon për Anikën. Daksh e sheh në kamera dhe e telefonon. Ai i thotë Shivait se Anika do vdesë për shkak të tij. Anika liron duart dhe e shtyn Dakshin. Ajo thërret Shivain dhe qan. Shivai i premton se do e shpëtojë. Anika i tregon vendndodhjen. Shivai shkon atje dhe tmerrohet kur sheh se Daksh e ka futur Anikën në një kuti xhami të mbyllur të cilën po e mbush me ujë. Daksh i thotë Shivait mos të afrohet përndryshe do e mbysë Anikën. Shivain i gjuan me grushta Dakshit. Anika ndërkohë po mbytet brenda kutisë prej xhami. Shivai e thyen xhamin dhe nxjerr Anikën por ajo është pa ndjenja. Daksh i thotë se Anika ka vdekur. Shivai i lutet Anikës të zgjohet. Ajo hap sytë dhe Shivai gëzohet. Ai e çon Anikën në shtëpinë Oberoi dhe kujdeset për të. Anika nuk i flet Shivait pasi ai mendoi që ajo ka fjetur për para me Dakshin. Pinki e sheh me inat Anikën dhe i thotë të largohet nga shtëpia pasi Daksh u tregoi të vërtetën për të. Shivai vjen dhe thotë se Anika nuk ka për tu larguar. Ai i tregon që Daksh e rrëmbeu Anikën dhe tentoi ta vriste. Të gjithë habiten përveç Pinkit e cila thotë se nuk i beson Anikës.

Loading...
Loading...


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *