Pasi i “rrëmbeu” fitoren Aulonës, Soni sherr me komentuesen: Po të tregoja votat do frikësoheshe…

Pasi i “rrëmbeu” fitoren Aulonës, Soni sherr me komentuesen: Po të tregoja votat do frikësoheshe…

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar Soni Malaj, një natë më parë arriti të fitojë spektaklin e kërcimit “Dancing with the stars”, duke fituar kështu edhe një apartament.

Në finale Soni doli së bashku me gazetaren e njohur Aulona Musta, e cila gjithashtu ishte pretendete për vendin e parë.

Loading...

Si në çdo komepeticion, jo të gjithë janë dakord për fituesin. Kështu ka ndodhur edhe këtë herë, e kjo vihet re nga komentet që i janë bërë Sonit në një foto të saj në “Instagram”.

Sipas komentueses, votat ishin manipuluar pasi ishte Aulona ajo që meritonte të fitonte. Këngëtarja ia ka fshirë komentin por ajo i ka shkruar edhe njëherë, duke bërë që edhe Soni t’i përgjigjej.

“Sa keq per ty . me fshive comentin aha kuptova do vetem comente tmira ne insten tende .. Sa me komplekse je e tham te gjith e meritoi @aulonamusta .. qdo gje e pregatitur nga ty dhe produksioni si edhe ket vit nuk na befasoi me manipulime eja soni se me ne fund do e fitosh ,gjithsesi uroj te vlersohet vota e publikut ndojher ne ket shqiperi te mjer , Ah uroj te mos kesh probleme me holten si ja beri tunes ;))”, i shkruan komentuesja.

“Po te t’i tregoj votat e punlikut do frikesohesh ti dhe shume te tjere,sepse kane qene frikshmerisht shume per mua.Ta fshiva komentin,sepse s’kam nerva fare per keto lloj negativitetesh”, i përgjigjet Soni.

Loading...


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *