Rrogat e çmendura të 4 prezantuesve shqiptarë, ja kush paguhet më shumë?

Rrogat e çmendura të 4 prezantuesve shqiptarë, ja kush paguhet më shumë?

Po të dëgjosh për shifrat e parave që paguhen disa prej drejtuesve të emisioneve më të ndjekura në Shqipëri, të duket se nuk jeton në një vend ku rroga mesatare është 40000 mijë lekë dhe se ende dyqanet e të gjitha lagjeve mbajne fletore ku shënojnë shifrat e borxheve të banorëve. Gjithnjë kanë qenë disa emra të diskutuar të medias për të cilët thuhej se paguheshin shumë por lëvizja e mundshme e Blendi Fefziut nga Klan në Top Channel e ka rihapur ceshtjen por ka ngritur edhe pazarin!

Loading...


Nga burime te TV Klan dhe një investigimi, CNA.al ka mësuar se më i paguari dhe me më shumë të ardhura nga emisioni, është Ermal Mamaqi me emisionin e tij katër herë në muaj, “Xing me Ermalin”.Të ardhurat nga paga dhe reklamat shkojnë nga 380-400 mijë euro në vit.Ardit Gjebrea, me “E Diela Shqiptare”, po me katër herë në muaj, është rreth 300 mijë euro, përtej benefiteve të tjera.Arjan Çani me “Zonë e Lirë”, shkon rreth 380 mijë euro, me “Zonën e tij të Lirë”, katër herë në muaj.

Rroga e Blendi Fevziut në fakt dhe të ardhurat vjetore duket të jenë sa gjysma, ndoshta më pak se e këtyre tre “big” drejtuesve, të cilët kanë në muaj emisione sa çka Fevziu në një javë, por ndoshta politikat dhe marrëveshjet për reklamat brenda emisioneve kanë bërë që tre emisione, kryesisht argëtim dhe humor të sigurojnë për drejtuesit e tyre të ardhura disa herë më të mëdha sesa emisioni më i rëndësishëm politik në vend, “Opinion”.

Kjo ndoshta është një nga problematikat kryesore që Blendi Fevziu ka me pronarin e Klan, Aleksandër Frangaj, prandaj dhe negociata mes tyre nuk ka përfunduar dhe ky është shtegu që ka gjetur Ben Blushi, për të çuar në Top Channel “Opinionin” jo vetëm si emisionin më të rëndësishëm politik në vend, por edhe si më të paguar./Living/

Loading...


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *