Në muajin e 9-të të shtatëzanisë Adelina Tahiri poston foton e pazakonte me bashkëshortin

Në muajin e 9-të të shtatëzanisë Adelina Tahiri poston foton e pazakonte me bashkëshortin

Adelina Tahiri i dha fund beqarisë pak muaj më parë në një dasmë private me biznesmenin Serjoza Markov. E teksa për shtatzëninë e saj jemi informuar mjaftueshëm nga postimet e shpeshta, Adelina ka zgjedhur që të mos postojë foto me bashkëshortin e saj.

Ka ndodhur vetëm një herë që këngëtarja ka publikuar një foto pamendje të të shoqit në Instastory por duket se më në fund ata e kanë një foto të tre bashkë. Po, po themi të tre pasi së fundmi Adelina ka bërë një set fotografik në të cilën ka pozuar edhe me bashkëshortin e saj Markov ku të dy kanë përqafuar barkun e rrumbullakosur të Adelinës.

“Të dua”,-shkruan këngëtarja teksa fytyra e të shoqit është mbuluar nga flokët e saj. Kështu në këtë pamje “familjare” tregon se mes tyre ka shumë dashuri aq më tepër që ditët e pritjes së ardhjes në jetë të fëmijës së tyre janë drejt fundit.

Loading...

Loading...


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *