Interneti u çmend: Nora Istrefi nje kopje e Jennifer Lopez në fotot e fundit

Interneti u çmend: Nora Istrefi nje kopje e Jennifer Lopez në fotot e fundit

Dikur ka qenë Elvana Gjata e para që u inspirua shumë jo vetëm nga muzika e yllit botëror Jennifer Lopez, por edhe për pamjen. Rreth 10 vite më parë, Gjata u shfaq te “Kënga Magjike” me një fustan të gjatë të bardhë dhe me flokë të mbledhura, një stil identik me të cilin u shfaq asokohe edhe Lopez. Më pas, ka pasur shumë detaje në veshje, në klip, në muzikë, ku Elvana dukej që ndikohej shumë nga ajo.

Loading...

Në fakt, Lopez është një yll ndërkombëtar, e pëlqyer dhe e imituar nga shumë femra, artiste ose jo. Ne gjetëm një rast ku imitimi është bërë me të vërtetë në çdo detaj. Nora Istrefi, një këngëtare shumë sensuale dhe e suksesshme, ka bërë grimin dhe krehjen, identike si Lopez.

Nëse i vë dy fotot bashkë, siç i kemi vënë ne, gati-gati duket e pamundur të kuptosh kush është Nora dhe kush Jenniferi. Ashtu si ajo, Nora ka përdorur ngjyra të errëta dhe të gjitha sfumaturat e ngjyrave të ngrohta në make-up. Sytë të lyer shumë me ngjyrën e zezë të fortë, buzën në ngjyrë gati natyrale dhe modeli i flokëve është identik. Pa diskutim, që ia ka dalë që ta kopjojë ashtu siç ka dashur dhe duhet thënë që Nora duket shumë bukur në stilin e Lopez.

Ndërkohë, pak kohë më parë, kur Lopez nxori klipin e saj të fundit, të gjithë u çuditëm se si aty kishte disa elementë të klipit të një këngëtareje tjetër, Ronela Hajati. Kjo e fundit e publikoi menjëherë klipin e ri të Lopez në “Instagram”, duke shkruar: “Sa mirë që dola unë përpara, se të gjithë do kishin thënë që imitova klipin e Lopez”. Një rastësi shumë interesante sesi një klip shqiptar dhe një i Lopez, të kenë disa detaje të ngjashme, por ai shqiptar ka dalë më përpara.

 

Loading...


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *