Kate apo Meghan, mbretëresha Elizabeth zbulon kush është ”nusja” e preferuar nëpërmjet kësaj fotografie

Kate apo Meghan, mbretëresha Elizabeth zbulon kush është ”nusja” e preferuar nëpërmjet kësaj fotografie

Ajo është ndoshta personazhi më karizmatik i familjes mbretërore britanike, njëherazi edhe më jetëgjata në drejtimin e saj. Por pavarësisht natyrës së akullt, që në shumicën e rasteve është e diktuar nga kodet protokollare dhe rregullat e oborrit, mbretëresha Elizabeth ka treguar që është mbështetësja më e madhe e familjes së saj, sidomos dukës së Cambridge Willim dhe dukës së Sussex-it, Harry.

Loading...

Ndërkohë që të gjithë mendonin se mbretëresha nuk do të mbështeste lidhjen e tij të dashurisë me Meghan Markle, e cila u kurorëzua në martesë 2 javë më parë, 92-vjeçarja jo vetëm që u dha bekimin e saj, por edhe është ‘’fansja’’ e tyre më e madhe. Por jo vetëm kaq, mbretëresha e Britanisë së Bashkuar mban në një prej ambienteve të Buckingham Palace fotografinë e tyre.

Gjithçka është zbuluar ditën e djeshme. Ndërkohë që mbretëresha po priste Komisionerin e lartë të Australisë në Mbretërinë e Bashkuar, George Brandis, në një tavolinë të vogël ku gjendeshin edhe fotografi të tjera të familjes u duk qartë edhe një fotografi e Harryt dhe Meghan.Për habi të të gjithëve, fotografia nuk i përket dasmës së shumëpërfolur që u mbajt më 19 maj në kishën St. George’s në kështjellën e Windsor-it, por është marrë nga Frogmore House gjatë djetorit. Kjo gjë do të thotë se ajo është aty prej kohësh. /Living.al/

Loading...


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *