Bixhoz me dashurinë/ Shivai prezanton Tian si nusen e tij para të gjithëve, ja ç’do ndodhë të hënën

Bixhoz me dashurinë/ Shivai prezanton Tian si nusen e tij para të gjithëve, ja ç’do ndodhë të hënën

Shivai debaton me gjyshen pasi ajo tani e quan Anikën nuse. Shivai i thotë se do i japë Anikës një shumë parash por gjyshja i thotë se martesa nuk blihet. Ajo i thotë Shivait të sjellë Anikën në shtëpi. Ata shkojnë tek shtëpia e Anikës por ajo nuk pranon që të vijë në vilën Oberoi. Gjyshja merr vesh se Shivai e ka detyruar Anikën të martohet duke e kërcënuar. Shivai i jep Anikës një fustan dhe i thotë ta veshë sot për pritjen që mbahet pas martesës.

Loading...

Gjyshja dhe Shivai kthehen në shtëpi. Shivai mundohet të qetësojë Tian e cila qan dhe bën sikur është e mërzitur që nuk u martua. Gjyshja thotë se Shivai dhe Anika duhet të jetojnë bashkë. Anika vjen në festën e pritjes. Mediat bëjnë foto. Shivai prezanton si bashkëshorte të tij Tian.

Anika dhe të gjithë habiten shkruan revistawho. Tia thotë se është e lumtur që ka gjetur princin e kaltër dhe shikon nga Anika. Anika kujton martesën me Shivain.Tia shkon tek ajo dhe i thotë t’i sjellë sandalet. Anika e sheh e habitur pasi ajo tani nuk punon më në atë shtëpi. Tia i thotë Anikës se e ka për detyrë të kujdeset për të./revistawho.com

Loading...


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *