Ja cfare do të ndodh nesër në Bixhoz me Dashurinë; Ja kush e mbylli Aniken në dhomë /foto

Ja cfare do të ndodh nesër në Bixhoz me Dashurinë; Ja kush e mbylli Aniken në dhomë /foto

Shivai dhe Daksh arrijnë në disko. Shivai është i shqetësuar dhe niset për tek Anika. Ndërkohë ajo është shumë e frikësuar në errësirë. Dikush i kap këmbën dhe e rrëzon. Anika ulet në një qoshe dhe qan. Shivai vjen dhe e gjen aty. Anika përqafon Shivain. Ajo i tregon që ka hyrë dikush në shtëpi. Shivai mundohet ta qetësojë. Ai i thotë të vijë në vilën Oberoi por Anika nuk pranon sepse ka merakun e Sahilit. Shivai i thotë se ka sjellë rojet e sigurisë jashtë shtëpisë së saj. Anika e falenderon. Daksh merr në telefon Shivain dhe e pyet ku është.

Shivai i thotë se kishte një punë të rëndësishme dhe nuk mund të shkojë. Anika kërkon në shtëpi për ndonjë provë. Ajo gjen poshtë shtratit një biletë për një film të cilin ja tha Dakshi. Në mëngjes Anika shkon në shtëpinë Oberoi. Shivai e pyet nëse e kanë shqetësuar sërish. Xhanvi pyet çfarë ka ndodhur. Shivai i tregon që Anika dje u sulmua. Anika tregon biletën dhe thotë se e gjeti poshtë shtratit.

Loading...

Daksh i thotë Anikës ti mendon se unë jam ai. Shivai thotë se Daksh ishte në disko mbrëmë. Tia e vërteton gjithashtu që Daksh ishte në disko. Daksh tregon dy biletat e tij. Të gjithë mbrojnë Dakshin. Tia i thotë Anikës t’i kërkojë falje Dakshit. Shivai thotë se Anika është e frikësuar nga ajo çfarë ndodhi mbrëmë dhe kërkon falje në vend të saj. Anika i kërkon falje Dakshit . Ai i ofron mbështetjen e tij.

Tia i thotë Shivait se Anika ka qenë duke aktruar. Shivai thotë se Anika nuk e bën dhe e pa sa shumë e frikësuar ishte ajo. Tia i thotë se Anika është e fiksuar pas tij dhe po mundohet t’i tërheqë vëmendjen. Anika gjen një foto të Tias me dikë. Ajo shkon tek dhoma e Shivait dhe i thotë se duhet t’i tregojë diçka. Anika habitet kur sheh Tian aty. Tia e pyet çfarë do në dhomën e të fejuarit tim. 

Loading...


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *