Ja pse Meghan nuk do të quhet kurrë Princeshë edhe pse u martua me një Princ

Ja pse Meghan nuk do të quhet kurrë Princeshë edhe pse u martua me një Princ

Pse nuk do të njihet Meghan Markle si Princesha Meghan? Përgjigja është se, sipas standardeve të protokollit mbretëror britanik, aktorja e Hollivudit nuk ka “gjakun mbretëror”. Kjo do të thotë se ajo nuk mund ta quajë veten Princesha Meghan.; vetëm ata që lindin në familjen mbretërore mund të përdorin titullin Princi ose Princesha, e ndjekur nga emri i tyre i parë.

Mamasë së Harry-t, Dianës, iu dha titulli Princesha e Uellsit – një titull mirësjellje i mbajtur nga gruaja e Princit të Uellsit – por ajo kurrë nuk referohej zyrtarisht si Princesha Diana për të njëjtën arsye.

Loading...

Princi Harry dhe gruaja e tij janë tashmë Duka dhe Dukesha e Sussex. Procedura është e ngjashme me mënyrën se si Kate Middleton u bë Dukesha e Kembrixhit. Fëmijët e Meghan dhe Harry mund të jenë princa dhe princesha, vetëm nëse Mbretëresha vendos një gjë të tillë.

Loading...


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *