Ja maska magjike për zhdukjen e rrudhave të para që cdo femër duhet të dijë

Ja maska magjike për zhdukjen e rrudhave të para që cdo femër duhet të dijë

Secila grua ka një sekret të sajin të bukurisë që e përdor gjithmonë. Por, disa mund të mos e kenë gjetur ende një zgjidhje perfekte. Nëse jeni në kërkim të një metode për t’u dukur gjithmonë e bukur, kjo është maska ideale. E bazuar te xhelatina, nëse përdoret rregullisht e bën lëkurën tuaj të pastër, të butë dhe të shëndetshme.

Loading...

Xhelatina mbush mungesën e kolagjenit në lëkurë që reduktohet me kalimin e viteve. Zhduk rrudhat e imëta dhe përmirson qarkullimin e gjakut në lëkurë.
Përbërësit:
4 luge gjelle leng portokalli
2 lugë çaji xhelatinë pluhur (e gjeni në supermarket) Përgatitja: Përzieni lengun e portokallit me xhelatinën në një tas të vogël dhe më pas bejini nje banjo mari për rreth 10 minuta. Perzjejini mire deri sa te krijohet nje mase homogjene si ne foto. Lengu i portokallit vepron si një burim i vitaminave dhe vlera ushqyese, ushqen lëkurën duke e bërë atë më elastike dhe më të shëndetshme.

Si të aplikoni maskën: Pastroni fytyrën dhe aplikoni një shtresë të hollë nga kjo maskë, duke shmangur zonën rreth syve dhe gojës. Është e mjaftueshme nëse e lini të veprojë për rreth 20 minuta. Lajeni më pas fytyrën me ujë të ngrohtë.Këtë maskë mund ta përdorni 2-3 herë në javë. Rezultatet do t’i evidentoni në një kohë shumë të shkurtër.

Loading...


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *