Foto te rrala te 25 VIPAVE shqiptar me fustan nuserie, ja si duken/ FOTO

Foto te rrala te 25 VIPAVE shqiptar me fustan nuserie, ja si duken/ FOTO

Fustani i bardhë i nusërisë është ëndrra e çdo femre. Disa nga personazhet publike shqiptare e kanë përjetuar këtë ndjesi kaq të bukur e disa të tjera jo. Por edhe ato që nuk e kanë provuar vellon e bardhë në altar, e kanë përdorur në daljet e tyre skenike. RevistaWho.Com, ju kujton përmes këtij artikulli disa prej tyre:

14328886_10207286016491994_1120494833_n

 

Valbona Selimllari – Zonja më e bukur në Shqipëri, me një familje të konsoliduar, e ka provuar të bëhet nuse vetëm në sfilatën e ‘Geraldina Sposa’, ku është prezantuar si ylli i mbrëmjes.

rudina-magjistari-0008-geraldinasposa-700-asnpz

Rudina Magjistari – Figura më e dashur e pasditeve shqiptare, e ka provuar gjithashtu vetëm si modele ekskluzive në sfilatë ndjesinë e fustanit të bardhë…

arbana-osmani-010b-nuse-50014365402_10207286016171986_48237779_n

Arbana Osmani – Një nga prezantueset më të preferuara për shqiptarët është shprehur se nuk do të bëjë kurrë dasmë, por edhe ajo ka qenë ‘Nusja e nderit’ në një nga eventet e ‘Geraldina Sposa’.

miriam-cani

Miriam Cani – Ndonëse ajo dhe partneri i saj, Alban Skënderaj kanë vite që bëjnë plane për t’u martuar, as ajo nuk është veshur ende nuse në jetën reale. E ëmbla e skenës shqiptare është përzgjedhur si imazh i ‘Lili Sposa’ dhe kjo ka qenë arsyeja pse e ka veshur fustanin e bardhë.

Loading...

leonora-jakupi-nuse

Leonora Jakupi – Bukuroshja e skenës, këngëtarja e suksesshme nga Kosova e ka veshur fustanin e bardhë vetëm për t’i ardhur në ndihmë një numri humoristik që ka luajtur në një prej programeve festive të fundvitit në televizionet kosovare.

550005_10200854186180685_164911170_n

Rozana Radi – Këngëtarja e njohur e ka provuar më shumë se një herë ndjesinë e fustanit të bardhë, si pasojë e fotosesioneve që ka realizuar për butikun e saj të nusërisë, që e ka zotëruar kohë më parë.

14371922_10207286016051983_1147580946_n

Anbeta Toromani – Balerina e famshme shqiptare, Anbeta Toromani e ka provuar përmes “Geraldina Sposa” ndjesinë e të qenit nuse nderi.

cover-2-eranda1

Eranda Libohova – Këngëtarja e dashur e skenës shqiptare ka qenë gjithashtu e ftuar nga kompania e njohur e organizimit të dasmave “GS” për të parakaluar si e ftuara speciale në pasarelën e tyre të përvitshme.

8240538095_d628158ce0_b

Floriana Garo – Edhe moderatorja e “Jo Vetëm Modë” bën pjesë në listën e vajzave që e kanë provuar më shumë se një herë fustanin e bardhë, duke qenë për disa vjet modele në sfilatën e “Geraldinës”.

eg0yejhwmti_o_adelina-tahiri-ft-elgit-doda-mjaft-official-video

Adelina Tahiri – Këngëtarja nga Maqedonia e ka veshur fustanin e bardhë në videoklipin e këngës “Mjaft”.

n33

Albana Osmani – Moderatorja e njohur gjithmonë ka qenë e rezervuar përsa i përket jetës personale, por atë e kemi parë të veshë fustanin e nusërisë në një nga puntatat e programit “Fiks Fare”.

261c8e2cae1a61e0b744ba59058d2f14

Orinda Huta – Këngëtarja dhe moderatorja simpatike ka qenë gjithashtu për disa vjet rresht imazh i sfilatës së “Geraldinës”, ndonëse dasmën e saj me Turjan Hyskën e ka planifikuar për vitin e ardhshëm.

viola-spiro-001b-by-anjezadyrmishi

Viola Spiro – Bukuroshja bionde edhe pse është në një lidhje serioze nuk është shprehur për ndonjë martesë të mundshme. Gjithsesi ajo është bërë nuse në eventet e ‘Geraldina Sposa’.

14355931_10207286094093934_637402289_n14384096_10207286094213937_4178662_n

Ingrit Gjoni dhe Çiljeta Xhilaga – Asnjëra nga dy këngëtaret seksi nuk është martuar, por ato janë veshur nuse në xhirimet e videoklipit “Mike dhe rivale”.

0a945f42a22e757685c1a7c41c3efba3

Aurela Hoxha – Modelja është bërë nuse vetëm për të promovuar fustanet e nusërisë të linjës së saj personale “Aurela Couture”.

2821659180_1

Dafina Zeqiri – Një foto e vjetër e këngëtares së hiteve “Na”, “Tonight”, “Time Out”, etj, e shfaq atë nën vellon e bardhë të nusërisë, por ne nuk jemi në dijeni të asnjë martese nga ajo…

ros

Rosela Gjylbegu – Edhe Rosela e ka provuar ndjesinë e të bardhës në një set fotografik…

aferdita-dreshaj-0046-nuse-550-avip

Afërdita Dreshaj – Modelja dhe këngëtarja nga Mali i Zi ka pozuar për kopertinën e një reviste nusërie.

14388912_10207286016291989_162276865_n

Hueyda El Saied – Megjithëse nënë e një djali bukurosh, çokollata e ekranit shqiptar e provoi fustanin e bardhë vtëm në sfilatën e “Geraldina Sposa”.

14383392_10210608254261897_804451783_n

Angela Martini – Bukuroshja nga Shkodra ka pozuar gjithashtu me fustanin e nusërisë për sallonin “Lili Sposa”.

Edhe miss-et e modelet e njohura, Irsa Demneri, Niki Delijorgji, Xhesika Berberi, Kristina Bakiu, Afroviti Goge, Françeska Jaçe, etj, janë veshur me të bardha për efekt të punës së tyre si modele, apo në sfilatat e miss-eve ku kanë marrë pjesë.

2009-home 0416d3e8cb7abca7b2018d8e65a9e638 14256365_10210529001080617_1496830194_n 070fb72daeaa13d142fb9bfdd838f404

/revistawho.com

Loading...


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *