Receta BIO që ndalon RËNIEN dhe nxit daljen e FLOKËVE të RINJ

Receta BIO që ndalon RËNIEN dhe nxit daljen e FLOKËVE të RINJ

Sapunët dhe shampot “i zhveshin” flokët dhe lëkurën nga yndyrnat e tyre natyale, duke i lënë ata të thatë. Shpërlarja e flokëve me uthull molle përbën një trajtim shumë dobiprurës për flokët e skalpin. Balancon pH e flokëve e të skalpit.

Loading...

Uthulla e mollës, në saje të aciditetit të saj, mundëson largimin e yndyrës së tepërt nga flokët duke e ruajtur pH-in në vlerat normale të tij (4-5). Uthulla e mollës mundëson ushqim e hidratim të mirë për flokët, duke i bërë ata më të butë e më me shkëlqim. Uthulla e molles nxit daljen e flokeve te rinj dhe parandalon renien e tij.


Përgatitja:
2 filxhan (çaji) ujë natyral
1 filxhan uthull molle
Pergatitja dhe aplikimi: Në një shishe të përshtatshme ( mundësisht me mekanizëm spray) perzieni uthullën me ujin, në raportin e lartpërmendur. Pasi t’i lani flokët me shampon e zakonshme, aplikoni përzierjen e uthullës duke masazhuar me kujdes flokët e skalpin.

Lëreni të veprojë për disa minuta, pastaj shpërlajini flokët. Nuk ju nevojitet përdorimi i balsamit. Ndërsa flokët janë të lagur, mund të ndjehet aroma e uthullës, por pasi flokët të thahen, aroma nuk ndiehet më. Praktikojeni këtë trajtim dy herë në javë për rezultate të kënaqshme.


Kujdes! Përdorni vetëm uthull molle organike, 100% bio, të parafinuar e të papasterizuar, e cila ka tendencë të krijojë fundërrinë. Është e pëlqyeshme ta tundni shishen përpara çdo përdorimi, për të shpërndarë elementet ushqyes që precipitojnë.

Loading...


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *