Lëngu i limonit sekreti bukurisë femërore / 3 receta

Lëngu i limonit sekreti bukurisë femërore / 3 receta

Nëse mendoni se limonat janë vetëm të mira për embelsira  dhe pije freskuese, atëherë ky artikull do t’ju bëjë të mendoni përsëri. Limonat mund të jetë shumë mët e dobishem nga sa ju mund të imagjinoni. Frutat e verdha të ndritshme kanë shumë përfitime për shëndetin dhe bukurinë, duke filluar nga mbrojtja e orgaizmit deri tek heqja e njollave te lekures.

Jemi te sigurt se sapo te lexoni keto 5 receta me limon per bukurine ju do te vraponit te blini limona (nese akoma nuk i keni ato te shtepine tuaj)

1.Hiqni rrudhat me limon

Loading...

Ju nuk mund ta ndryshoni procesin e plakjes, por ju mund të përdorni limonin për të bërë rrudhat tuaja më pak të dukshme dhe në mënyrë dramatike të ndryshoni cilësinë e lëkurës suaj të fytyrës. . Limonat janë të pasura me vitaminë C që inkurajon prodhimin e kolagjenit dhe rikthen elasticitetin e lëkurës.

Vetëm aplikoje limonin drejt në zonat ku ke shenjat e para të rrudhave dhe në mëngjes laje fytyrën me ujë të ftohtë. Pas një jave apo dy, limoni do ta ketë pastruar fare lëkurën dhe fytyrës i është kthyer shkëlqimi. Nëse do një trajtim të tillë për të gjithë trupin, shto vetëm gjysmë filxhani me lëng limoni në vaskë dhe qëndro për 20 minuta.

2.Pini ujë limoni për të humbur peshë

Nëse dëshironi që ta ndryshoni dukjen tuaj në përgjithësi, që të humbni dhjetë kilogramë, pos vullnetit të mirë, ju nevojitet edhe limoni. Kjo dietë shpejt shkrin dhjamin dhe yndyrat, por forcon organizmin dhe e pastron gjakun.Dieta me limon: Humbni 10 kilogramë për 14 ditë!

Dita e parë: Lëngun nga 1 limon të përzier me 1 gotë ujë të freskët. Dita e dytë: Lëngun nga 2 limonë të përzier me 2 gota ujë të freskët. Dita e tretë: Lëngun nga 3 limonë të përzier me 3 gota ujë të freskët. Dita e katërt: Lëngun nga 4 limonë të përzier me 4 gota ujë të freskët. Dita e pestë: Lëngun nga 5 limonë të përzier me 5 gota ujë të freskët. Dita e gjashtë: Lëngun nga 6 limonë të përzier me 6 gota ujë të freskët. Dita e shtatë: Lëngun nga 3 limonë të përzier me 10 gota ujë të freskët. Shtoni 1 lugë mjaltë dhe ta pini gjatë gjithë ditës.

Dita e tetë: Lëngun nga 6 limonë të përzier me 6 gota ujë të freskët. Dita e nëntë: Lëngun nga 5 limonë të përzier me 5 gota ujë të freskët. Dita e dhjetë: Lëngun nga 4 limonë të përzier me 4 gota ujë të freskët. Dita e njëmbëdhjetë: Lëngun nga 3 limonë të përzier me 3 gotë ujë të freskët. Dita e dymbëdhjetë: Lëngun nga 2 limonë të përzier me 2 gota ujë të freskët. Dita e trembëdhjetë: Lëngun nga 1 limon të përzier me 1 gotë ujë të freskët. Dita e katërmbëdhjetë: Lëngun nga 3 limonë të përzier me 10 gota ujë të freskët. Shtoni 1 lugë mjaltë dhe e pini përzierjen gjatë gjithë ditës.

3. Leng limoni per te eleminuar aknet dhe njollat

Hapat që do të ndiqni:E para gjë që duhet të bëni është të lani fytyrën tuaj.
Përzieni një lugë gjelle mjaltë me dy lugë gjelle lëng limoni dhe 3 lugë gjelle qumësht. Përziejini mirë në një tas derisa mjalti të jetë tretur. Aplikojeni maskën në fytyrën tuaj dhe shmangi zonën afër syve.

Lëreni 35 minuta në fytyrë dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë. Lëngu i limonit pastron poret, ndërsa mjalti dhe qumështi zbutin lëkurën. Maskën përdoreni çdo tre ditë në mbrëmje. Rezultatet do t’i shihni që pas 2 përdorimeve të para.

Loading...


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *