3 NUSET më të bukura shqiptare, ja si dukeshin ato me fustanin e bardhë/ FOTO

3 NUSET më të bukura shqiptare, ja si dukeshin ato me fustanin e bardhë/ FOTO

VITI i DASMAVE: Xhensila dhe Besi Xhensila Myrtezaj dhe Besart Kallaku janë një ndër çiftet më jetëgjatë të showbiz-it shqiptar. Pas 4 vitesh bashkëjetesë, edhe për ta u bë një kohë e gjatë që flitet për ditën e shumëpritur. Edhe pse çifti që prej fillimit ka zgjedhur ta mbajë sa më private të jetë e mundur, më në fund zbuluam se ata i dhane fund beqarisë në muajin shtator 2017.

besi dhe xhensila

E veçanta e këtij eventi është se ishin 3 dasma, njëra me familjen dhe fisin e ndërsa tjetra me shoqërinë dhe njerëzit e afërt të çiftit. Gjithashtu dasma u realizua në Pallatin e Brigadave.xhensila nusePor ajo që nuk pritej ishte që thyhen edhe “zakonin” për të mos parë nusen veshur me të bardha para dasmës, ndodhi! Bukuroshja Xhensila nuk i ka shpëtuar tundimit të postimit në faqen e saj në Instastory veshur me fustanin e dasmës të zgjedhur nga stilisti i famshëm kosovar, Valdrin Sahiti. Ajo duket si një princeshë e vërtetë me fustanin e bardhë me bisht të gjatë të shfaqur në foto. Edhe pse nusja vendosi të shfaqë një pjesë të “magjisë” së asaj dite, e veshur me të bardha.

Loading...

Marina dhe Getoari

Të komentuar deri në detaje, Getoar Selimi dhe Marina Vjollca shkuan drejt altarit dhe dasma e tyre ishte një nga më të bukurat e vitit. Edhe kjo dasem u zhvillua në shtator. Çifti që po bashkëjetojnë në Tiranë vendosen daten 10 shtator si diten e kurorrezimit te tyre. Ceremonia u organizua në Prishtinë dhe ishin te pranishëm rreth 300 të ftuar.

E veçanta e kësaj ceremonie është fakti që Getoari vendosi të ndjekë ritet tradicionale shqiptare. Kështu ndryshe nga çiftet e tjerë VIP që organizojnë një dasmë për të dy, reperi vendosi që të udhëtojë drejt shtëpisë së Marinës në Tiranë bashkë me krushqit, për ta marrë nusen të dielën në shtëpinë e tij në Prishtinë.

Dasma e dhëndrit, Getoarit do të zhvillohet në një nga resortet më të mëdha në Prishtinë. Ndërkohë që njësoj si bukuroshja Xhensila, edhe nusja bukuroshe Marina ka zgjedhur si stilist të fustanit të saj të nusërisë, stilistin e njohur Kosovar, Valdrin Sahitin. Marina dhe Getoari postuan edhe videon e tyre te marteses.

Orinda huta Turjan Hysko: Një ditë pas dasmës më të përfolur të këtij viti, asaj mes artistëve Orinda Huta dhe Turjan Hyska, drejtuesi i “Geraldina Sposa”, Armand Peza ka folur në studion e “Lart e Poshtë” për të gjitha detajet e dasmës, ku ka shuar dhe një pjesë të kuriozitetit të shumë njerëzve mbi kostot e asaj mbrëmjeje.

“Është një rregull i pashkruar: vajzat shpenzojnë 3 rroga mujore për një veshje nusërie dhe për dekorin e një feste shpenzohen deri në 10 rroga mujore. Jemi shumë larg kësaj vlere, sadoqoftë rroga e Turit dhe Orindës njëkohësisht. Sado të duket glamour kjo festë, nuk është se ka kushtuar aq sa mendohet që ka kushtuar”, – ka thënë Peza në intervistën e tij për Eraldo Rexhon.

Loading...


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *