E bardha e vezës sekreti i bukurisë për çdo femër moderne / 5 receta

E bardha e vezës sekreti i bukurisë për çdo femër moderne / 5 receta

Mikesha keto jane 5 receta me VEZE per 5 probleme te lekures. Jane shume te thjeshta dhe ingredientet e tyre gjenden shume thjeshte ne cdo kuzhine. Përmbajtja e vezës me proteina, vitamina dhe minerale e bën atë një aleate të shkëlqyer në kujdesin e lëkurës në mënyrë ekonomike. Maska për fytyrën që ne duam të ndajmë me ju në këtë artikull është shumë e veçantë sepse ajo ka disa përdorime. Ajo mund të përdoret për të pastruar fytyrën, por gjithashtu i jep asaj shkëlqim, heq qelizat e vdekura dhe e tonifikon.
1. E bardhë veze dhe mjaltë

Ju duhet një e bardhë veze dhe një lugë caji me mjaltë. Përzjejini bashkë të dy përbërësit sa të formohet një maskë homogjene dhe vereni në fytyrë dhe qafë. Lereni të pushojë për 15 min dhe me pas shplajeni me ujë të ftohtë. Kjo maske me te bardhe veze do të tonifikojë, mbyll poret dhe do ta shkelqeje fytyrën tuaj. Eshtë e mire edhe për nje fytyrë më rrudha.
2. E bardhë veze dhe kos

Loading...

Ju duhet një e bardhë veze dhe një lugë gjelle me kos. Muns te shtoni dhe pak sheqe kaf. Përzjejini bashkë të dy përbërësit sa të formohet një maskë homogjene dhe masazhoni butësisht fytyrën për 10 min dhe me pas shplajeni me ujë të ftohtë. Kjo maske me te bardhe veze është shumë e mirë për të hequr qelizat e vdekura dhe papastërtitë nga fytyra. Njekohësisht ushqen dhe hidraton lëkurën duke i dhene shuuuumë shkelqim.
3. E bardha e vezës dhe miell tërshëre

Ju duhet një e bardhë veze dhe dy lugë gjelle me miell tërshëre. Përzjejini bashkë të dy përbërësit sa të formohet një maskë homogjene dhe lëreni në fytyrën për 20 min dhe me pas shplajeni me ujë të ftohtë. Pas kësaj maske do të dukeni sikur sapo keni dalë nga takimi juaj me estetisten sepse kjo maskë ka nje efekt lifting anti rrudhë të paparë kjo maske me te bardhe veze.
4. E bardhë veze dhe lëng limoni

Ju duhet një e bardhë veze dhe dy lugë gjelle me lëng limoni, shtoni edhe pak mjaltë nëse dëshironi. Përzjejini bashkë të tre përbërësit sa të formohet një maskë homogjene dhe lëreni në fytyrën dhe në qafë për 30 min dhe me pas shplajeni me ujë të ftohtë. Kjo maskë do tju ndihmojë të eleminoni njollat kafe në fytyrë , mbylljen e poreve dhe ushqimin e lekurës.
5. E bardhë veze dhe uthull mollë

Ju duhet një e bardhë veze dhe dy lugë gjelle me uthull molle. Përzjejini bashkë të tre përbërësit sa të formohet një maskë homogjene dhe lëreni në fytyrën dhe në qafë për 30 min dhe me pas shplajeni me ujë të ftohtë. Kjo maskë do tju ndihmojë të eleminoni papastërtitë në fytyrë ,njollat kafe, mbylljen e poreve dhe heqjen e rrudhave. Jam e sigurt që pasi ti provoni keto maska do ti dashuroni pasi janë të thjeshta, praktike dhe super efektive. Blini vezë dhe filloni nga puna.. 😉

Loading...


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *