Shtëpitë luksoze të 7 VIP-ave shqiptar, ja kush e ka rregulluar më bukur…(FOTO)

Shtëpitë luksoze të 7 VIP-ave shqiptar, ja kush e ka rregulluar më bukur…(FOTO)

Së fundmi, Orinda dhe Turi kanë hapur dyert e shtëpisë së tyre të re për të na treguar arredimin e tyre të veçantë. Nga ajo që shohim në foto ngjyrat mbizotëruese në shtëpinë e çiftit të ri janë grija, portokallia dhe e zeza. Mbi të gjitha bie në sy një super kënd, që siç ka treguar Orinda ky kënd iu ka dhënë fund edhe zënkave mes saj dhe Turit se kush do rrinte në pozicionin e dëshiruar. Oxhaku ësht një dashuri më vete në shtëpinë e tyre. Jo më larg se para një muaji ishte këngëtarja Maja që hapi dyert e shtëpisë së saj për emisionin “Rudina”. Këngëtarja ka blerë një vilë brenda kompleksit “Long Hill”, në një prej zonave më të shtrenjta të Tiranës.Beni bashkëshorti i Majës është ai që është kujdesur për çdo detaj, meqë profesioni i tij është arkitekt. Ajo ka rrëfyer se pavarësisht se beson në shijet e burrit të saj, përsëri kanë pasur mjaft raste kur dëshirat dhe shijet e saj nuk përkisnin me tendencat më të fundit që donte të realizonte ai. Duke nisur që nga hyrja kryesore, salloni, dhoma e gjumit, këndi i punës, ballkoni e gjithçka rreth e rrotull është e kuruar me shumë kujdes. Është e dukshme që është shtëpi artistësh, por edhe shtëpi vlonjatësh. Mes simboleve, pikturave apo detajeve të tjera që kanë histori, gjendet edhe kjo pikturë nga Llogaraja dhe pisha flamur. Një çift nga Vlora s’mund të mos kishte në shtëpi një shenjë nga vendlindja.Një figurë tjetër e njohur e ekraneve shqiptare, gazetari Blendi Fevziu, na ka zbuluar së fundmi një pjesë të oborrit gjigant të vilës së tij. Një oborr madhështor që na çon në oborret e filmave Hollywood-an. Nëpërmjet fotove që ai ka postuar së bashku me vajzat e tij, apo në raste festash kemi arritur të zbulojmë një pjesë të vogël të ambienteve të brendshme të shtëpisë së tij. Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë pronarë të një super vile gjithashtu në zonën e vilave “Rolling Hills”. Shtëpia e çiftit të famshëm të showbizzz-it shqiptar ka kushtuar 500 mije euro. Një oborr dhe një pishinë gjigande e rrethon vilën e tyre, që të gjithë do ta donim.Kuriozë jemi të futemi edhe brenda shtëpisë së tyre, por që kemi arritur ta shohim vetëm nëpërmjet fotove që ata publikojnë me miqtë e tyre të ngushtë apo më djalin, Joelin. Ngjyra mbizotëruese në shtëpinë e tyre është e bardha. Luksi është i pranishëm në çdo detaj.Këngëtari Ermal Fejzullahu ka blerë një shtëpi përrallore me vlerë 300 mijë euro. Një shtëpi e cila është ëndërr për shumë kënd, por e pamundur për t’u blerë nga të gjithë. Një familje e madhe si e Ermalit natyrisht që do një shtëpi super të madhe. Këngëtarja Genta Ismaili zotëron gjithashtu një shtëpi gjigande. Shtëpia e Gentës gjendet në Prishtinë rrugës për Gjilan dhe ajo jeton vetëm ndërsa sa i përket arredimit të brendshëm, ajo duket me shumë shije, pasi çdo gjë është e kuruar në detaj. Edhe pse Genta na tregoi vetëm një cep të shtëpisë ku banon, ne kuptuam shijen e saj dhe pasionin për muzikën që e tregon përmes pianos

Loading...
Loading...


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *