10 VESHJE që meshkujt adhurojnë tek femrat por nuk na i thonë…(FOTO)

10 VESHJE që meshkujt adhurojnë tek femrat por nuk na i thonë…(FOTO)

Një hulumtim i realizuar nga Who What Wear ka nxjerrë në pah gjërat që meshukjt i shohin si më tërheqëse tek femrat. Nga fustani i zi klasik, tek veshjet më moderne, kjo është lista e dhjetë gjërave/veshjeve që konsiderohen më bazike, sipas Keshilla Bukurie.

1. Fustani i zi

Fustani i zi i shkurtër është një domosdo e garderobës. Është ideal për raste të veçanta dhe veshje të përditshme dhe do t’u bëjë të ndjeheni dhe dukeni e parezistueshme.

2. Takat e larta

Secila femër ka nevojë për një palë taka të larta për raste të veçanta. Takat e larta drejtojnë trupin, përmirësojnë qëndrimin dhe krijojnë iluzionin optik të këmbëve më të gjata dhe më të holla.

Loading...

3. Diçka të kuqe

Disa gjëra janë elemente dalluese të sensualitetit femëror dhe ngjyra e kuqe është njëra nga to. Shkencëtarët thonë se femrat që veshin kuq janë më tërheqëse për meshkujt, qoftë edhe nëse ai është thjesht buzëkuq.

4. Krahëzbuluar

Asgjë nuk është më atraktive se veshjet krahëzbuluar. Bluzat dhe fustanet e këtij stili janë shumë sensuale – është mënyrë shumë seksi dhe femërore e të treguarit të lëkurës, pa zbuluar shumë.

5. Fustani i hollë, i ngjitur pas trupit

Dallimi mes të qenit sensuale dhe vulgare qëndron në të mostreguarit e cdo gjëje përnjëherë. Një fustan i hollë i ngjitur pas trupit nuk kërkon që ai të jetë domosdoshmërisht i shkurtër, por vëmendjen do t’ua ofrojë të gjithën.

6. Xhakete lëkure

Kjo është një nga pjesët më bazike të veshjes që kurrë nuk është jashtë mode dhe u jep dukje agresive dhe shik të njëjtën kohë.

7. Dantellat

Është e vështirë të gjendet material më romantik se dantellat. Janë të këndshme, flirtuese dhe seksi. Disa dantella mund t’u bëjnë të dukeni më bukur.

8. Veshje me shpinën hapur

Është trendi, seksi, ndaj duhet ta keni. Veshjet pa shpinë janë mënyrë shumë e lehtë për të treguar lëkurën, duke e mbajtur qëndrimin klasik.

9. Pantallona xhins dhe bluzë të bardhë

Ndonjëherë gjërat e thjeshta janë më të mirat. Gjithmonë do të dukeni bukur me një kombinik klasik të pantallonave të kaltër apo të zinj, me një veshje të bardhë në pjesën e epërme.

10. Veshje sportive

Shumë femra nuk ndjehen seksi kur ushtrojnë në palestër. Por e vërteta është se meshkujve u pëlqejnë shumë femrat në veshje sportive.

Loading...


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *