10 GABIME me VESHJET që na bëjnë të dukemi më të mëdha në moshë…(FOTO)

10 GABIME me VESHJET që na bëjnë të dukemi më të mëdha në moshë…(FOTO)

ë gjithë ne, kur vjen puna tek veshjet, bëjmë disa gabime, pa i ditur që ka ekzistojnë mënyra të tjera për t’i mbajtur dhe ruajtur. Për një grua është shumë e vështirë menaxhimi i kohës, veçanërisht kur është edhe në punë. Një pakujdesi në larjen e një veshjeje, mund të bëjë që ajo të humbasë elasticitetin dhe ngjyrën. Prandaj ndiqni këshillat e mëposhtme të Dritare.net për të pasur një veshje gjithmonë si të re, sikur sapo e keni blerë.

1. Provoni t’i rregulloni vetë veshjet tuaja

Edhe nëse blini një veshje të re nga dyqani, mos mendoni se nuk kanë nevojë për ndonjë rregullim të vogël. Dyqanet zakonisht i shesin produktet e tyre në masa standarde, por jo të gjitha ne kemi trupa si të manekinit. Prandaj mësoni të qepni dhe përshtatni veshjet tuaja, sipas trupit.

2. Gjithmonë kontrolloni etiketat

Lexoni gjithmonë udhëzimet për larjen dhe kujdesin e rrobave, kur i blini ato. Duke vepruar kështu, do keni një veshje jetëgjatë dhe që duket si e re, pasi është vërtetë për të ardhur keq kur fustani juaj i preferuar prishet, kur fare mirë mund të ishit kujdesur sipas udhëzimeve të përcaktuara në etiketë, shkruan Dritare.net.

3. Të dukesh apo të mos dukesh seksi

Loading...

Të vishesh seksi është një detyrë e vështirë. Të vendosësh se sa të shkurtër ta veshësh një fustan, apo sa dekolte të shfaqësh, është një zgjedhje shumë personale. Si fillim, varet sa konfidente jeni me vetveten, por rregulli kryesor thotë se duhet të vishni ose një fustan të shkurt, ose dekolte të hapur. Kështu që duhet të shmangni zgjedhjen e të dyjave.

4. Çantë të mbushur plot

Natyrisht, kush nuk do donte t’i merrte të gjitha me vete, por nuk ka gjasa që çanta t’i mbajë ato. Mundohuni ta mbushni çantën me gjërat më të domosdoshme dhe jo plot, aq sa të shtrembëroni kurrizin dhe të prishni posturën e përsosur.

5. Zgjedhja e takave të larta

Ndoshta ndjeheni të bukur dhe rehat me taka të larta kur shkoni në një festë, por a do ndjeheshit njësoj sikur t’i mbanit ato taka për 12 orë në punë? Nuk e besojmë. Për ditët e zakonshme të punës, mundohuni të zgjidhni këpucë me taka normale, që të dukeni bukur, por edhe rehat, shkruan Dritare.net.


6. Të brendshmet e gabuara

Ky është një rregull absolutisht që nuk duhet pranuar. Pavarësisht se mund të keni veshur një fustan apo bluzë të bukur, nëse keni veshur poshtë recipetat e gabuara, e gjitha paraqitja juaj do jetë një dështim. Sigurohuni të zgjidhni stilin e duhur të recipetave sipas veshjes që keni zgjedhur të vishni.

7. Mos u përpiqni të ndiqni modën

Ndonëse na pëlqen të ndjekim modën, kjo nuk do të thotë se gjithçka na shkon. Këshilla kryesore është të ndiqni modën sipas trupit dhe stilit tuaj. Nëse rendni pas modës, por ndërkohë nuk ndjeheni rehat me atë çfarë keni veshur, të jeni të bindur se do duket që ndjeheni në vështirësi.

8. Mos u vishni si adoleshentë

Nëse vishni xhinset që keni përdorur dikur, për nostalgji, është një rikthim i këndshëm, që ndoshta na bën të mendojmë se nuk kemi ndryshuar në peshë. Por nëse jeni duke i veshur gjithmonë, në përpjekje për t’u dukur të rinj, hiqni dorë menjëherë dhe filloni të ndryshoni gardërobën.

9. Mos e teproni me aksesorët

Duhet të ndiqni këshillën e ikonës së modës, Coco Chanel. Ajo sugjeronte të bëni një rrotullim para pasqyrës, përpara se të dilni nga shtëpia. Por mos harroni, se shumë aksesorë, nuk do të thotë se ngjani bukur.

10. Dhe e fundit, mos u fshihni poshtë rrobave të gjera

Edhe nëse jeni disa kile mbi peshë, mos mendoni se veshjet e gjera do ju mbulojnë, përkundrazi, do ju bëjë të dukeni edhe më e shëndoshë./ dritare.net

Loading...


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *