Ja si të DREJTONI flokët PA nxehtësi / 4 receta BIO

Ja si të DREJTONI flokët PA nxehtësi / 4 receta BIO

Nuk dëshironi që të shkatërroni më shumë flokët, e megjithatë i doni prap të drejta? Praktikoni një herë në javë një nga këto trajtime dhe flokët tuaj do jenë tërësisht të drejta.Nëse jeni lodhur nga përdorimi i tepërt dhe shkatërrimi i flokëve nga pjaseri dhe tharesja, dhe dëshironi që të keni flokë të mrekullueshme dhe të drejta, atëherë duhet të provoni një nga këto trajtimet sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Të gjithë janë të lirë dhe mund t’i zbatoni ato në shtëpi, pa pasur nevojë për shumë përgatitje, ndërsa rezultati është mahnitës ku do të keni flokë të drejta dhe të rregulluara si në sallonet e bukurisë, e për më tepër do të jenë të shëndetshme dhe të ushqyera mire.

Vaj i ngrohtë

Loading...

Për këtë trajtim ju duhet vaj kokosi dhe vaj ulliri të cilët duhet t’i përzieni bashkë. Këtë përzierje, aplikoni në flokë të thatë, mbështillni me një peshqir të ngrohtë dhe lajeni pas 45 minutave. Në vend të vajit të ullirit mund të përdorni edhe vaj bajamesh.

Mjalte dhe qumesht

Mund të përdorni vetëm qumësht, por edhe kombinimin e mjaltit me qumësht. Në një sprej shishe hidhni qumështin, spërkatni flokët, leni që të ulen për rreth gjysmë ore dhe pastaj shpëlani. Sa i përket kombinimit, përzieni qumështin me mjaltin dhe për efekt më të mirë shtoni luleshtrydhe (dredhëza) ose banane. Masën e fituar aplikoni në flokët tuaj dhe leni që të veprojë për rreth 90 minuta dhe pastaj lani flokët

Vaj ulliri dhe vezë

Vaji i ullirit është diçka pa të cilën nuk mundet pasi është shumë dobiprurëse si në të ushqyerit poashtu edhe në preparatet e bukurisë. Për këtë tretman janë të nevojshme dy vezë dhe vaj ulliri. Përzieni masën, veni në flokët tuaj dhe pas një ore shpëlajeni.

Limon dhe kokos

Një tjetër recetë për flokë të buta dhe të drejta është me anë të limonit dhe kokosit. Kokosin e imtësuar, përzieni me ujë deri sa të hiqet masa e qumështit. Pastaj shtoni lëng limoni dhe ftohni masën e përzier në frigorifer. Shtresa e butë që formohet në krye të masës aplikohet për masazhim të flokëve dhe pastaj mbuloni me peshqir të ngrohtë. Pas një ore shpëlani flokët.

Loading...


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *