Ja kush është martesa më e shkurtër e VIPAVE shqiptar, nuk do ta besoni sa DITE zgjati…

Ja kush është martesa më e shkurtër e VIPAVE shqiptar, nuk do ta besoni sa DITE zgjati…

Rekordin për martesën më të shkurtër në Shqipëri, të paktën nga ata që dihen deri tani e mban bukuroshja e Top Channel, Kristela Gjoka e cila ndenji e martuar me Nogën vetëm për pak ditë. Më pas ajo ndiqet nga Bleona Qerreti, Kastro Zizo, me martesën e tij të dytë. Por nuk ngelen mbrapa edhe personazhe të tjerë si Tuna apo Endri Prifti.

1. Bukuroshja prezantuese e Top Channel Kristela Gjoka u martua me këngëtarin Noga në korrik të 2016, por vetëm pak ditë më pas ata u ndanë. Kjo pasi u mësua lajmi për shtatzëninë e biondes simpatike. Pas ndarjes ata hodhën akuza ndaj njëri-tjetrit, një ndër të cilat ishte aborti i fëmijës së tyre pa lejen e Nogës.

Loading...

2. Pas saj radhitet këngëtarja Bleona Qerreti me martesën e saj me biznesmenin Gani Bardha. Sipas thashethemeve në 2014 thuhej se ata të dy qendruan të martuar vetëm dy muaj. Ndarja u kuptua pas ikjes së Bleonës në SHBA, kur Gani filloi të publikonte foto me të dashurën e re, ndërsa u tha se ndarja kishte ndodhur shumë më herët.

3. Kastro dhe prezantuesja nga Kosova, tashmë nënë e vajzës së tij Nia, janë martuar në fshehtësi të plotë në prill të 2012-s dhe janë ndarë vetëm 4 muaj më pas, në korrik të 2012-s. Ndarja e tyre erdhi vetëm pak kohë pas lidnjes së vajzës, ndërsa pas kërkesës për divorc Kastro dhe Erleta akuzonin njëri-tjetrin nëpër intervista shkruan Xing.al. Tashmë që koha ka kaluar Kastrio dhe Erleta i kanë qetësuar gjakrat për hir të vajzës së tyre.

4. Martesa e tretë më e shkurtër e showbizit shqiptar është ajo e këngëtarit korçar Endri Prifti. Ai vetë ka deklaruar se ka qenë i martuar për pak muaj me një shtetase greke. Më vonë sipas këngëtarit secili zgjodhi rrugën e vet.

5. Nuk radhitet larg as këngëtarja Tuna e cila ndenji e martuar vetëm një vit me bashkëshortin e saj të parë Rilindin. Ata bënë një dasmë gjigante në prill të 2010-s por u ndanë në maj të 2011-s. Më pas Rilindi u martua pak kohë më vonë, ndërsa Tuna së fundmi është bërë nënë e një djali me partnerin e saj Patris Berisha.

6. Më pas vjen Klaudia Pepa dhe Albi Nako, martesa e të cilëve zgjati tre vjet, para se balerina e njohur të nisej për të vazhduar karrierën e saj në Itali. Ajo dhe Albi kanë deklaruar se janë miq, madje bëri shumë bujë deklarata e balerinës e cila e quajti ish-bashkëshortin të afërt si një vëlla.

Loading...


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *