Ja si të rrisni QERPIKET dhe VETULLAT në kushte shtëpie…(4 receta BIO)

Ja si të rrisni QERPIKET dhe VETULLAT në kushte shtëpie…(4 receta BIO)

Në qoftë se do t’ju kërkonim të ndryshonit një tipar në fytyrën tuaj, me siguri shumë prej jush do të zgjidhnin të kishin qerpikë më të gjatë, të bukur e voluminozë. Edhe pse shpeshherë vëmendjen kryesore e përqendroni tek sytë, nuk mund të mohoni që janë pikërisht qerpikët ato që theksojnë shikimin dukë e bërë të duket më i bukur e sensual. Në qoftë se nuk keni fatin e mirë t’keni voluminozë, nuk është nevoja të vini qerpikë fallco, por të ndiqni 4 këshillat e mëposhtme. RUAJINI qe ti keni gjithmone, SHARE:

1. Lyeni qerpikët me vazelinë:

Loading...

Një ndër metodat më të mira për të zgjatur në mënyrë natyrale qerpikët është t’i lyeni me furçë ose dhe me gishta me vazelinë. Vazelina ka veti hidratuese, ajo ushqen folikulën e qerpikut dhe përshpejton rritjen e qimes dhe dendësinë e saj.

2.Trajtim me çaj jeshil:

Çaji jeshil përmban antioksidantë dhe vitamina të rëndësishme, çka e shndërron në një prej produkteve kryesore në industrinë kozmetike. Përse të shpenzoni për kremëra apo rimelë ku fare mirë mund të masazhoni qerpikët çdo mbrëmje me çaj jeshil. Merrni dy toptha pambuku dhe njomeini me çaj jeshil. Mbajini të fiksuar mbi qerpikë gjatë kohës që flini.

3.Aloe vera:

Xheli që gjendet në pjesën e brendshme të bimës së Aloe veras është i pasur me vitamina, proteina dhe antioksidantë që e shndërrojnë në një prej trajtimeve më efektive për rritjen e qerpikëve. Merrni xhel aloe vera dhe me ndihmën e një rimeli të vjetër ose të një furçe me qime të butë, lyeni qerpikët çdo ditë. Në fund lani sytë me ujë të ftohtë dhe lërini të thahen natyralisht.

4.Maskë me vezë:

Vezët përmbajnë biotinë dhe shumë vitamina të rëndësishme të grupit të vitaminave B, të cilat parandalojnë rënien e qerpikëve, i forcojnë dhe ushqejnë këta të fundit. Në një enë bashkoni një kokërr vezë dhe disa kapsula glicerinë. Aplikoni maskën e përgatitur mbi qerpikë dhe lëreni të veprojë për 30 minuta. SHARE ti ruani dhe ti keni gjithmone.

Loading...


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *