Ja cfarë duhet të shtoni në SHAMPON tuaj që të ndaloni rënien e flokut…

Ja cfarë duhet të shtoni në SHAMPON tuaj që të ndaloni rënien e flokut…

Asprina është një ndër ilaçet më të përdorura në të gjithë botën, konsumi vjetor i të cilës arrin shifrën rekord prej 400.000 tonësh në vit.

Deri më sot e keni përdorur për të ulur temperaturën ose për të lehtësuar dhimbjet e gjymtyrëve, sot ju propozojmë një recetë shumë interesante: të përdorni aspirinën në kokë. Do me thënë jo për të qëtësuar dhimbjen e kokës, por për t’u dhënë shkëlqim dhe butësi flokëve, ndalon renien e flokeve dhe nxit rigjenerimin e tyre.

Loading...

Me siguri ju ka ndodhur me dhjetra herë që edhe pse keni bërë dush, flokët tuaj të duken si mos më keq. Të ashpër, të pakrehshëm dhe deri tek fijet e shumta që duket sikur mbijnë në çdo centimetër të banjos. Por, në vend që të mendoni të blini produkte për flokët, të cilët pavarësisht rezultateve kanë në përmbajtjen e tyre kimikate, provoni zgjidhjen e mëposhtme. Merrni 3-5 kokrra aspirina dhe shtypini derisa të bëhen pluhur.

Bashkojini me 3 lugë gjelle shampo flokësh dhe vazhdoni përzierjen derisa aspirina të tretet plotësisht. Më pas shtojini në shampon e zakonshme dhe tundeni para përdorimit. Mund ta përdorni sa herë keni nevojë të lani flokët. Rezultatet do të flasin shumë më tepër se fjalitë e këtij artikulli.

Aspirina ka në përmbajtjen e saj acid salicilik që ka veti antioksiduese dhe antiinflamatore dhe shërben për të luftuar rënien e flokëve, për të forcuar rrënjët e tyre, lehtëson qarkullimin e gjakut në gjithë skalpin duke neutralizuar pH-in e këtij të fundit dhe trajton zbokthin.

Loading...


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *