8 propozimet më të romantike për martese që kanë marrë VIP-at shqiptare/ foto

8 propozimet më të romantike për martese që kanë marrë VIP-at shqiptare/ foto

Propozimi per martese eshte nje nga ato momente qe te mbetet ne kujtese gjithe jeten e sidomos kur ky eshte propozimi qe ke enderruar prej aq shume kohesh. Ne në metropol24.al do tju sjellim ne kujtesen tuaj disa nga propozimet me romantike te Vip-ave shqiptar ne vite. Maldive, Oqean Indian, Tajlande, Rome etj le ti shohim me rradhe momentet me romantike te ketyre cifteve.

1. Miriam Cani dhe Alban Skenderaj: Propozimi i veçantë i realizuar 20 metra në thellësinë e Oqeanit Indian.

Por duket se ky nuk ka qenë një propozim i zakonshëm por shumë i veçantë dhe romantic njëkohësisht. Gjatë pushimeve të tyre në Maldive, Skënderaj i ka propozuar nën ujë Miriam Canit: “Do të martohesh me mua?”

2. Zaimina Vasjari dhe parneri i saj: Propozimi romantik ne Maldive

“Atë foton e kam postuar në mëngjes, nga tryeza ku po hanim mëngjesi. Unaza ishte fshehur poshtë pecetës…”- dhe vetem kaq ka treguar Zaimina duke e ruajtur per vete kujtimin e asaj dite.

3. Turi dhe Orinda: Propozimi ne mes te sheshit ‘Piazza del Popolo’ ne Rome

Loading...

Shkuam te Piazza del Popolo, në Romë. Sapo zbritëm nga taksia, nxori unazën. Unë e kuptova dhe fillova të tensionohesha. I thosha: ‘Jo, jo, mos e bëj, të lutem’, sepse tashmë e kisha dhënë ‘PO’- në dhe nuk doja të vihesha në siklet përpara gjithë atyre njerëzve. Unë i thosha ‘mos e bëj’, ai më thoshte ‘më lër. Pranë nesh, rastisi një burrë me lule, i cili e kuptoi se ç’po ndodhte dhe na u turr. Turi po më propozonte, ai donte të na shiste lule dhe nuk po më linte ta shijoja atë moment, sepse ishte gjithë kohës me ne, aty. Unë i shmangesha, ky i thoshte ‘prit pak’. Çfarë momenti ka qenë! Siklet derisa iu larguam nëpër rrugica, se ai na ndiqte. Por, ka qenë një çast që do të kujtohet gjatë sepse ka qenë edhe me shumë humor”, përfundon Orinda.

4. Aferdita Dreshaj dhe partneri i saj: Propozimi qe enderron cdo vajze

Një natë plot emocione, që siç thotë Afërdita, as në ëndrrat e saj më të bukura nuk e kishte imagjinuar ashtu.Nuk e prisja fare, deri në momentin që ai është ulur në gjunjë nuk e kam kuptuar se çfarë po ndodhte dhe kjo besoj që e bëri të paharrueshme për ne të dy atë moment. Kubi njihet si partneri i surprizave, por kjo ishte më shumë se çdo gjë, një nga momentet më të bukura dhe emocionuese të jetës sime.- ka treguar Aferdita ne nje nga intervistat e saj.

5.Besi dhe Xhensila : Propozimi (aspak) romantik

Meqë nuk kanë treguar kurrë se si u bë propozimi i martesës nga Bes Kallaku për këngëtaren Xhensila Myrtezaj, ai e bëri publike edhe këtë detaj të dashurisë së tyre. Edhe këtë herë si gjithnjë, ai s’u largua nga karakteri i tij dhe sensi i humorit, duke zbuluar mënyrën qesharake me të cilën supozon se i ka propozuar Xhensilës.Ai ka publikuar një fotografi në Instagram të një domateje e brenda saj, të ngulitur një unazë diamanti. Domatja zëvendëson kutinë e unazës, ndërsa Besi ironizon duke thënë se kështu i tha asaj: “A do të martohesh me mua?”

6. Emina Cunmulaj

Një propozim të veçantë dashurie ka marrë edhe modelja e njohur shqiptare Emina Cunmulaj. “Dhurata më e bukur e ditëlindjes që një vajzë mund të ëndërrojë. Ai më propozoi dhe unë i thashë “po”. E fejuar me dashurinë e jetës sime”.

7.Argjentina Ramosaj

Edhe këngëtarja Argjentina Ramosaj është surprizuar nga partneri i saj në Tajlandë. Ai i ka shkruar në rërë: “Do të martohesh me mua?”. Sot ata janë prindër të një vogëlushi me emrin Noah

8.Rudina Dembacaj

Aktorja Rudina Dembacaj është një vajzë me shumë fat. Bashkëshorti i saj, Aleksi, është një djalë shumë kreativ, i cili arrin ta surprizojë gjithnjë aktoren simpatike të humorit. Një vit më parë, ai kishte shpërndarë në shtëpi disa foto nga momentet më të bukura të të dyve, duke i shprehur në këtë mënyrë propozimin për martesë: “Do të martohesh me mua buf? Natyrisht që përgjigjja e Rudinës ishte: “Po”.

 

 

Loading...


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *