Kanë filluar të dalin RRUDHAT e para?! Ja 5 gjërat që duhet të bëni menjëherë…

Kanë filluar të dalin RRUDHAT e para?! Ja 5 gjërat që duhet të bëni menjëherë…

1. Shtoni më shumë mish peshku në ushqim: Për shembull salmoni është ushqim i shkëlqyeshëm, sepse është zgjedhje e mirë e proteinave dhe e thartirave yndyrore të omega 3-shit, të cilat ndikojnë magjishëm në lëkurën tuaj, posaçërisht në mënyrë preventive kur është fjala për rrudhat.

Loading...

2. Shmangni larjen e tepërt të fytyrës: Kur lani fytyrën, shpesh bëhet eliminimi i lagështisë natyrale dhe i vajrave mbrojtëse natyrale nga lëkura, prandaj kujdes me këtë ritual, mos e teproni, shkruan keshillabukurie.com .

3. Flini në shpinë: Fjetja mund të shkaktojë shfaqjen e rrudhave, prandaj kujdesuni në cilën pozitë flini. Mund t’ju shfaqen rrudha në faqe dhe mjekër duke fjetur në krah, ndërkaq në ballë nëse flini në bark.

4. Pini kakao në vend të kafesë: A e keni ditur që kakao është pije e cila zvogëlon natyrshëm rrudhat? Shkencëtarët kanë zbuluar që kakao përmban nivele të larta antioksidantesh, të cilat lëkurën e mbrojnë nga dëmtimet. Prandaj furnizohuni me kakao të vërtetë dhe kënaquni me pijen me shije çokollate.

5. Vitaminën C vendoseni direkt në fytyrë: Është konstatuar që lëngu i limonit, për shkak të ndikimit të lartë të vitaminës C, mund të shtojë prodhimin e kolagjenit andaj ndihmon në eliminimin e njollave të padëshiruara, në tenin e pabarabartë dhe skuqjen. Për shkak të prodhimit të shtuar të kolagjenit ndikon pozitivisht edhe në rrudhat. SHARE qe ti ruani.

Loading...


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *