Ja si të përdorni pudrën e bebes në bukuri / 7 receta

Ja si të përdorni pudrën e bebes në bukuri / 7 receta

Pudra e bebes eshte nje mrekulli persa i perket bukurise dhe kurimit te saj. KESHILLA BUKURIE ju jep tregon disa nga perdorimet te cilat me siguri nuk i keni ditur.

1. Ndihmon në fiksimin e makeup

Pasi të përfundoni makeupin , merrni një furçë të trashë, dhe kaloni një shtresë të hollë pudre në fytyrë .Mos e teproni, sepse do të dukeni si të lyera me miell. Pudra do të , do të përthithë çdo yndyrë të padëshiruar,dhe keshtu ju jep nje pamje MAT.

2,I shton volum qerpikëve tuaja.

Loading...

Pasi të keni vendosur shtresën e parë të rimelit, aplikoni pak pudër bebeje me një furçë ose pastruesit e veshëve dhe pastaj përfundojeni makeup-in tuaj me një shtresë tjetër rimeli siç bëni zakonisht. Ky truk do i bëjë qerpiket tuaj të duken më të gjatë dhe më voluminozë.

3.Efikas gjate depilimit me dyll

Në qoftë se keni lëkurë të yndyrshme, dylli nuk do të përhapet mirë dhe si rezultat i kësaj, heqja e qimeve nuk do të bëhet ashtu si duhet. Prandaj, para depilimit, aplikoni një shtresë pudre. Në këtë mëyrë, depilimi do të jetë më i lehtë.

4.Heq yndyren e flokeve ne menyre te pabesueshme

Përdoreni në vend të shampos së thatë. Në ditët që i keni flokët me yndyrë dhe jeni vonë për punë, vendosni pudër tek rrënjët e flokëve duke masazhuar lehtë skalpin dhe më pas krihini siç bëni zakonisht. Pudra ka forcën të thithë yndyrën dhe nuk është e nevojshme të lani flokët çdo ditë. Shumë e shëndetshme apo jo?

5.Largon aromen e keqe te djersës

Ju ka mbaruar deordoranti edhe nuk dini cfare te beni ? Zgjidhja është shumë e lehtë. Merrni pakëz pudër dhe aplikojeni në qendrën e sqetullave. Brenda disa minutave bashkë me lagështinë do të zhduket dhe aroma e pakëndshme e djersës.

6.Ndihmon në mosdjersitjen e shputave të këmbëve.

Për shembull, në qoftë se doni të vishni një fustan mbremjeje me një palë sandale, por keni frikë se mos ju rrëshqasin këmbët, veproni si unë. Aplikoni pakëz pudër në shputat e këmbëve. Lageshtia do te perthithet pas pak minutash

7.Aromatizues per shtratin tuaj

Për netët e nxehta… spërkatni pak pudër bebeje në çarçafë për aromë të mirë dhe rifreskim të tyre.

Tani ajo qe ju mbetet eshte ti beni SHARE ketyre recetave pasi eshte e sigurt qe do tju duhen ne te ardhmen dhe te shkoni te blini nje puder bebesh nese akoma nuk e keni ne shtepi.

Loading...


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *