Ja si të visheni sipas shenjes tuaj të horoskopit

Ja si të visheni sipas shenjes tuaj të horoskopit

Dashi: E vendosur, e hapur dhe e hedhur, kjo je ti…! Për këto arsye në veshjen tënde të pëlqejnë rroba të rehatshme, të thjeshta për tu veshur dhe kombinuar. Të humbasësh dy orë në mëngjes për tu bërë gati? Kurrën e kurrës! Fanse e formave që mbështjellin trupin, adhuron bluzat e ngushta dhe streçet, që i vesh me xhaketa të prera bukur. Çfarë nuk duron dot? Stilin romantik, rozën, palat e shumta. Ke vetëm një objektiv në veshje, të tërheqësh vëmëndjen e të tjerëve. Dhe ia del në mënyrë perfekte.

Ngjyrat e tua… E kuqja, e zeza, tonalitetet e tokës.

Të preferuarat e tua… Çizmet, çantat e mëdha, pamja e vendosur.

Demi: Shumë dinake, ke një fiksim dhe një talent.. të biesh në sy me anë të fustaneve. E njeh mjaft mirë trupin tënd dhe di se si të nxjerrësh në pah pikat e tua të forta dhe të fshehësh difektet. Ndjehesh krenare për komplimentet që merr për pamjen tënde. Nuk je një maniake e këshillave të modës, zgjedh vetë tendencat që e bëjnë trupin tënd të parrezistueshëm. Rregulli bazë… bukuria, por pa e tepruar, harmonia. Për të vlerësuar format e tua përdor modele të prera në bel, fustane të lehtë, transparente dhe dekolte.

Ngjyrat e tua… Roza dhe të gjitha nuancat e saj, si ngjyra e pjeshkës, motivet floreale dhe vegjetale, ngjyrat e natyrës si jeshilja, kafja dhe gurëkali.

Të preferuarat e tua… fustanet e shkurtër, detajet femërore, aksesore, bizhuteri, krehje dhe pamja e harmonizuar.

Binjakët: Pyesni veten të gjithë… Si ja bën që të kesh përherë një pamje rinore? E lehtë, ndjek modën dhe nuk humb asnjë tendencë. Fanse e fundeve të butë, modernë dhe praktikë, mund të vishesh si duhet pa u varfëruar. Vetëm ti mund të gjesh diçka që të rri prefekt në një grumbull rrobash të dorës së dytë. Te bizhuteritë të pëlqen rafinimi, të pëlqen të ekzagjërosh me ngjyrat dhe je mbretëresha e kontrasteve gjithmonë të studiuara mirë. Fanse e minifundeve, xhinseve të ngushta, e stilit seksi, ngjall admirim dhe zili te shoqet e tua.

Ngjyrat e tua… jeshilja dhe argjendi.

Loading...

Të preferuarat e tua… çantat që varen në krahë për ti pasur duart e lira, stampat.

Gaforrja: Motoja jote… elegancë dhe rehati. E vë në praktikë çdo ditë. Të pëlqen veshja me xhinse me atlete, veshjet shik me kashmir dhe mëndafsh. Kur del, je mbretëresha e mbrëmjes, vesh fustane madhështore, tyl që mbështjellin dhe tregojnë format. Aksesorët e tua janë të rafinuar dhe romantikë… bizhu me perla ose argjend.

Ngjyrat e tua… Kontrastet, sidomos bardhë e zi. Tonet pastel, grija, bezha, bluja.

Të preferuarat e tua… pantallonat dhe këpucët e rehatshme, mëndafshi që të përkëdhel fytyrën dhe dorashkat kur bën ftohtë.

Luani: Ke ethet e blerjeve të shumta dhe ideja se kuleta do të ngelet bosh nuk të tremb aspak, sepse cilësia është thelbësore. Copa të shtrejta, peliçe, lëkurë, do vetëm më të mirën. Adhuron veshjet e realizuara me dorë dhe kostumet. Për raste të rëndësishme nuk i thua jo një fustani të fryrë. Aksesoret e luksit janë pasioni yt, koleksionon çanta dhe bizhuteri.

Ngjyrat e tua… floriri, nuancat e së kuqes, portokallisë dhe të verdhës.

Të preferuarat e tua… Fustanet deri te gjuri, pantollona shumë të gjata.

Virgjëresha: Rregulli yt… të jesh e thjeshtë dhe shik. Nuk aspiron aspak të tregosh markat e veshjeve të tua, do vetëm të veshësh rroba cilësore. Nuk duron dot një bluzë që duket si leckë pasi e ke larë dy herë. Të pëlqejnë format e thjeshta dhe të studiuara mirë. Pamja jote ideale është ajo e Jackie Kennedy, e kujdesur por jo e ngurtë, për tu ndjerë e lirë dhe për të lëvizur. Aleatët e tu… xhaketa të prera bukur, bluza të lehta. Është e thjeshtë të vishesh në mënyrë femërore pa e komplikuar jetën. Pasioni yt janë aksesoret, që i përdor për ta bërë më trendi stilin tënd.

Ngjyrat e tua… E zeza, tonet e së kuqes, roza, portokallia.

Të preferuarat e tua… Fustanet verore të gjatë dhe të lehtë, të veshur me jelek. Sandalet me rripa dhe orpedike.

Peshorja: Të pëlqen e bukura… krehja, tualeti ose gardëroba, kërkon gjithmonë të japësh një imazh të kujdesur edhe gjatë fundjavës, edhe për të fjetur. Në veshjen tënde gjithçka është e llogaritur për të lënë një përshtypje të një harmonie të përgjithshme. Di si të gjesh harmoni në forma, ngjyra, midis stilit seksi dhe shik. Të pëlqejnë veshje që shoqërojnë format e trupit, fustanet pas trupit dhe transparencat. Për të joshur nuk heziton të nxjerrësh në pah këmbët ose dekoltenë edhe me kusht që të skandalizosh. E apasionuar pas aksesorëve, di çfarë të zgjedhësh për të zbukuruar veshjet e tua perfekte. Askush nuk do të të shoh ndonjëherë me një fustan me njolla ose të hekurosur keq.

Ngjyrat e tua… Bluja, e kuqja me kusht që të mos jetë shumë e theksuar.

Të preferuarat e tua… copat me pala, të rrudhura, xhaketat me detaje, mëngë të fryera, formë tullumbace.

Akrepi: Je sensuale dhe provokuese, por kurrë e ekzagjeruar, sepse e urren vulgaritetin. Aleatët e tu… copat e buta, lëkura dhe mëndafshi të shoqëruara me prerje seksi. Ska pala dhe fryerje. Preferon bluzat e ngushta. Në këmbë çizme ose këpucë me taka. Nuk ke frikë të guxosh, joshesh nga gjërat e reja, nga format origjinale.

Ngjyrat e tua… E zeza me të bardhën dhe të kuqen, ngjyrat intensive dhe vibruese, floriri.

Të preferuarat e tua… xhinset e ngushta, çizmet, fustanet e shkurtër.

 

Shigjetari: Çfarë dive. Gjithçka në pamjen tënde dhe në mënyrën se si je tërheq vëmëndjen. Fanse e ngjyrave, i përdor shumë dhe me talent në veshjet e tua. Të tërheq stili barok, adhuron copat e përziera me mëndafsh, kadife, ari dhe argjendi. Mund edhe të veshësh fustane të stilit afrikan ose indian. Por falë bizhuve shpreh dhe anën tënde tribale. Nëse një ditë zgjedh të ndryshosh look, zgjedh veshje elegante dhe të thjeshta.

Ngjyrat e tua… Portokallia, e kuqja e purpurtë dhe të gjitha ngjyrat me frymëzim oriental, bojë qielli, bluja dhe ari.

Të preferuarat e tua… Çantat e mëdha, byzylykë ari, druri, linoja.

Bricjapi: Të jesh shik është motoja jote. Të pëlqejnë fustanet me prerje klasike dhe elegante. Nuk të interesojnë shumë veshjet kult, nuk je një viktimë e modës, as ndonjë që vesh atë që i thonë. Ke sensin e harmonisë së formave dhe di si të vlerësosh trupin tënd. Fanse e stilit klasik seksi, dhe i përmbahesh sido që të jenë tendencat. Në gardërobën tënde ka veshje cilësore dhe thelbësore, për të tjerat i beson intuitës tënde. Bizhutë e tua janë të thjeshta dhe të kombinueshme me gjithçka.

Ngjyrat e tua… E zeza, grija, bezha, bluja dhe jeshilja.

Të preferuarat e tua… Një orë e bukur meshkujsh. Çizme me takë.

Ujori: Nëse vesh diçka, mund të jesh e sigurtë se do të jetë tendenca e ardhshme. Ke shumë nuhatje për modën. Në kundërshtim me manjakët e modës që ndjekin tendencat, ti krijon të tuat, me gusto dhe instikte. Adhuron çdo gjë që nuk është banale dhe mund të rrish me orë të tëra duke kërkuar atë që ke në mëndje. Mundohesh gjithmonë të shtosh detaje origjinale në veshjet tua. Të marrësh hua nga gardëroba mashkullore s’është problem për ty, përkundrazi kjo pamje ekstravagante të shkon shumë.

Ngjyrat e tua… lejla, blu e errët, e zeza, e bardha.

Të preferuarat e tua… bluzat, pulovrat me një jakë të hapur V.

Peshqit: Joshëse, ëndërrimtare dhe e qeshur, tërheq shikimet duke bërë sikur nuk e kupton. Të pëlqejnë veshjet e ngushta dhe të hapura, por i vesh me shumë natyrshmëri pa qenë asnjëherë vulgare. Je fanse e copave që të përkëdhelin, si kadifja. Për ta bërë akoma më femërore pamjen tënde vesh shpesh këpucë të hapura te gishtat ose sandale me taka të holla. Për të ndriçuar fytyrën përdor vathë ose varëse argjendi ose perlë.

Ngjyrat e tua… nuancat e blusë, lejlasë, jeshiles dhe në përgjithësi ngjyrat e buta dhe të shndritshme.

Të preferuarat e tua… Çantat ose këpucët argjend, stampat tribal, xhinset e gjëra me bluza të ngushta.

Loading...


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *