Artistët shqiptarë që ndërruan jetë në moshë shumë të re…(foto)

Artistët shqiptarë që ndërruan jetë në moshë shumë të re…(foto)

Anita Bitri ishte një këngëtare e njohur  shqiptare e cila ndërroi jetë në moshën 38-vjeçare, në tetor të 2004-ës, në një tragjedi familjare që i mori jetën edhe nënës e vajzës së saj. Si pasojë e një helmimi vdekjeprurës ajo u gjend pa jetë nga zjarrfikësit në New York. 

Këngëtarja Emmy,Elsina Hidërsha, e këngës “Rastësisht u pamë” vdiq në moshë shumë të re. Kombi shqiptar u shokua nga vdekja e e datës 28 shkurt 2011. Ajo ndërroi jetë pasi u plagos rëndë nga nje biznesmen  pranë një club-i në Tiranë. Sipas Policisë 21-vjeçarja u tërhoq për disa metra nga makina ku ishte varur nga jashtë në xhamin gjysmë të hapur.

Loading...

Florian Kondi-Dr. Flori Tashmë janë bërë dy vite që nga koha kur artisti i njohur Dr Flori iku nga jeta. Ai vdiq në mëngjesin e 17 nëntorit të vitit 2014.  Vdekja e tij nga asfiksia për shkak të një mbidoze kokaine, ishte një ndër ndarjet më të bujshme. Flori la pas bashkëshorten Blerinën dhe 2 fëmijët, Kaltrinën dhe Danielit.

Në moshën 40 vjeçare nga jeta u nda edhe vokalisti i grupit ‘Djemtë e detit’, Gentian Demaliaj. Këngëtari ndërroi jetë me datë 27 Janar 2015 pasi vuante prej kohësh nga tumori. Në vitin 2013 ai u diagnostikua me kancer dhe që atëherë ai bënte vazhdimisht kimioterapi në Tiranë dhe Itali. Po në vitin 2013, më 10 prill me vendim të Këshillit të Ministrave u akordua edhe një fond i veçantë për këngëtarin e njohur për një kurim më të specializuar jashtë shtetit.Ergi Dini,u shua nga jeta edhe një artist i njohur shqiptar. Ergi Dini i cili kishte fituar çmimin e parë në “XFactor 3”, iku nga kjo jetë në moshën 22 vjeçare, Vdekja e tij e hershme dhe e pa pritur tronditi kolegët dhe miqtë, por edhe fansat e këngëtarit. Rrjetet sociale u mbushën me statuse që shprehin dhimbje për vdekjen e këngëtarit, i cili humbi jetën dje në një aksident me motor.

Adelajda Xhamani ish banorja e Big Brother ndërroi jetë ne vitin 2017 si pasojë e një ataku në zemër. Ajo kishte studiuar për mësuesi  dhe punonte si gazetare ne disa televizione të ndryshme.

Loading...


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *