6 Sekrete MAKEUP-i si të dukeni 10 vite më të reja në moshë…(FOTO)

6 Sekrete MAKEUP-i si të dukeni 10 vite më të reja në moshë…(FOTO)

Të gjitha investimet që bëni në kremrat, serumet dhe trajtimet e lëkurës tuaj do të jenë të kota nëse ju i sabotoni ato me makeup-in që vendosni gabim. Sigurohuni që të zgjidhni një makeup cilësor dhe të duhurin për lëkurën tuaj dhe më as sigurohuni të mos bëni gabime gjatë aplikimi të tij, ja disa truke që duhet të dini lidhur me makeup-in për tu dukur më të reja.
1. Ndriçoni buzët

Teksa plakemi, buzët  kanë tendencë të humbasin vëllimin dhe ngjyrat e errëta shpesh mund të bëjnë buzët të duken edhe më të hollë dhe të theksojnë rrudhat. Zhvendosni nuancat e errëta apo të forta me ato më të lehta e natyrale për një pamje më të butë e romantike. Kjo do krijojë buzë më të buta dhe të plota. Pasi keni zgjedhur një buzëkuq natyral shtoni pak shkëlqim në qendër të tyre për ti bërë të duken më të plota dhe të gjalla.
2. Mos harroni që “më pak do të thotë më shumë”

Kjo është ideale kur bëhet fjalë për aplikimin e fondatinës. Përdorni një formulë që ofron mbulim të plotë dhe duken si natyrale vetëm në vendet që keni vërtet nevojë për të mbuluar parregullsitë.

Loading...

3. Theksoni vetullat 

Merrni kohën e duhur për ti mbushur ato. Vetullat e plota do të nxjerrin në pah të gjithë tiparet e fytyrës duke ju bërë të dukeni më të freskëta dhe të bukura.

4. Ktheni qerpikët tuaj.

Përdorni një kthyes qerpikësh dhe më pas përdorni rimelin. Kjo do i bëjë ato të duken më të gjatë dhe voluminoz.

5. Përdorni hightlighter dhe jo Contouring

Në vend të contouring përdorni hightlighter në mollëza, majën e hundës, buzën e sipërme, mjekër, cepat e brendshme të syve dhe kocka e vetullave.

6. Mos harroni blushin.

Zgjidhni një ngjyrë rozë apo trëndafili dhe vendosni tek mollëzat tuaja për një lëkurë më të gjallëruar dhe ndriçuar.

Loading...


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *