2 maska për RRUDHAT rreth SYVE që duhet ti dijë cdo femër mbi 25 vjec

2 maska për RRUDHAT rreth SYVE që duhet ti dijë cdo femër mbi 25 vjec

Rrudhat e syve mund të ndahen në dy tipe: rrudhat poshtë syve dhe rrudhat anash syve. Shfaqja e vijave rreth syve dhe rrudhave poshtë syve është një problem që shqetëson të dyja gjinitë. Dëshironi të hiqni qafe rrudhat e syve? Ju mund të provoni disa nga maskat e mëposhtme të përgatitura në kushte shtëpie për të larguar rrudhat poshtë dhe anash syve.

Gjithashtu këto maska largojnë në mënyrë natyrale fryrjet rreth syve dhe rrathët e zinj poshtë syve. Për rezultate shumë të mira këto maska per rrudhat e syve duhet të përdoren rregullisht.

1.Maska Per Rrudhat E Syve Me Avokado

Për të larguar rrudhat e syve përgatisni këtë maskë me avokado.
Merrni 1 tas, vendosni në të 3 feta të holla avokadoje, dhe përziejini me 5 pika vaj bajamesh(ose vaj ulliri). Më pas me anë të një piruni bëjeni përzierjen pure. Vendoseni masken përreth syve.
Lëreni atë në fytyrë për 5 minuta. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë. Kjo maskë natyrale kundër rrudhave do ju bëj të dukeni më të rinj, largon rrathët e zinj, fryrjet dhe rrudhat e syve.

Loading...

2.Maska Per Rrudhat E Syve Me Patate Dhe Mjaltë

Grini një patate të vogël me një sitë në një tas. Me anë të një cope të pastër shtrydheni pataten e grirë për ti marrë lëngun. Shtojini 1 lugë çaji mjaltë lëngut të patates. Me një top të vogël pambuku shpërnajeni maskën në zonën rreth syve. Sigurohuni që maska të jetë shpërndarë edhe në rrudhat e thella rreth syve. Përdorimi i rregullt i kësaj maske 2-3 herë në javë do të zvogëlojë fryrjet e syve, rrathët e zinj dhe rrudhat e syve. Kjo maskë e përgatitur në kushte shtëpie largon qelizat e vdekura dhe tendos(forcon) lëkurën e squllur poshtë syve.

Nese ju pelqyen bejini SHARE ketyre recetave qe ti keni dhe ti ruani gjithmone pasi koha iken shpejt.

Loading...


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *