Ledri shpërthen në lot LIVE në emision: Edhe këngën këngën ja kushtova asaj

Ledri shpërthen në lot LIVE në emision: Edhe këngën këngën ja kushtova asaj

Të gjithë mund ta kujtoni rastin e Rebekës, vajza e cila u diagnostikua me kancer dhe pas një lufte shumë të madhe për fat të keq ajo nuk ia doli dot duke ndërruar jetë.

Në 2016-ën Rebeka u bë shumë e njohur në rrjetet sociale falë miqve të saj të cilët filluan një fushatë për ta ndihmuar dhe që u përkrah dhe nga njerëzit e famshëm më pas. 16-vjeçarja u diagnostikua me kancer në vitin 2014 dhe u dërgua për kurim jashtë shtetit falë ndihmës së qytetarëve.

Loading...

Por edhe pse të gjithë festuan e u gëzuan për Rebekën, kanceri ju rikthye sërish vajzës bukuroshe, të bijës së stilistes nga Kosova, Xheraldina Rexhepit. Rebeka për fat të keq nuk ia doli dot dhe është ndarë nga jeta.

 

Mesa shohim ne videon në Instagram, të shtunë në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” është i ftur këngëtari Ledri Vula për të surprizuar mamanë e Rebekës.

“Kur e kemi bërë këngën ‘Beautiful’, na është kujtuar Rebeka dhe na kanë shkuar lotët edhe mua edhe Florit,” ka thënë Ledri me zë duke iu dridhur dhe i përlotur, ndërkohë që mamaja e saj i rreh shpatullat në formë mbështetjeje./Politiko.al/

Loading...


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *