Ja në cfarë MOSHE duhet të bëni fëmijën e parë, flasin ekspertet…

Ja në cfarë MOSHE duhet të bëni fëmijën e parë, flasin ekspertet…

Duket se në ditët e sotme gratë për arsye të ndryshme preferojnë të sjellin ne jetë fëmijën pas moshës 30 vjeçare. Sipas studimeve, mosha mesatare e lindjes së fëmijës në vendet e zhvilluara është 31 vjeç. Ajo që duhet të dini është se mosha e madhe e nënës ka përfitime në aspketin e zhvillimit social të fëmijës.

Loading...

Sipas tyre fëmijët do të kenë më pak probleme sociale nëse nëna ka një moshë midis 30-40 vjeç. Fëmijët kanë më pak probleme sociale: Sipas ekspertëve këta fëmijë kanë më pak probleme emocionale dhe sociale deri në moshën 11 vjeçare. Studimi është kryer në Universitetin Aarhus në Danimarkë dhe është botuar në revistën European Journal of Developmental Psychology.

Sipas tyre dicka e tillë ndodh për faktin se nënat në moshë më të madhe janë më pozitive në drejtim të prindërimit. Gjithashtu kjo ndodh edhe për shkak të mosndëshkimit të fëmijëve nga ana e tyre, gjë e cila bën që ata të rriten me më pak probleme.

Megjithatë edhe shtatzania në moshë të madhe duhet të ketë një kontroll më të mirë duke qënë se rreziku për abort sponatan apo komplikacione të tjera është më i madh.

Loading...


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *