Ja kush është parfumi ideal për ju sipas shenjës së HOROSKOPIT…(foto)

Ja kush është parfumi ideal për ju sipas shenjës së HOROSKOPIT…(foto)

Dashi (21 mars – 19 prill)

Si shenja e parë e Zodiakut, Dashi ka një energji të lartë, sidomos kur merr përsipër projekte të reja. Të lindurit në këtë shenjë gjejnë rehati shumë shpejt kur marrin sfida të reja. Aroma e përshtatshme e tyre është ajo e pishës, sepse i mban të fokusuar dhe të angazhuar.Demi (20 prill – 20 maj)

Të besueshëm, artistikë, dhe sensualë. Megjithatë është një shenjë, e cila, ndonjëherë mund të jetë cinike dhe pak kokëfortë. Lulja e duhanit mund t’u japë atyre shumë kreativitet në çështje emocionale dhe mendore, ndërsa vanilja u shton humorin”,- shpjegon Sanford. Të lindurit në shenjën e Demit janë natyra që kërkojnë shumë, këshu që ky lloj vaji tregon në të vërtetë se ata kërkojnë gjëra elegante në jetë.

Binjakët (21 maj – 21 qershor)

Një shenjë që karakterizohet si shumë sociake, interaktive dhe e komunikueshme. Janë inteligjentë, të mprehtë dhe të dashur me çdo gjë që kanë përreth, kanë tendencë edhe ta teprojnë ndonjëherë për thashetheme. Kërkesat e tyre të larta dhe personalitetin e dyfishtë e tregojnë aromat natyrale dhe të qeta të luleve, që në të nëjtën kohë bëjnë balancimin tek natyrat e tyre.

Loading...

Gaforrja (22 qershor – 22 korrik)

Natyra shumë emotive, por edhe këmbëngulëse dhe besnike. Këto cilësi të mrekullueshme të Gaforres mund të shkojnë shumë larg, sa u përket aromave, por ajo që është më e përshtatshme është lulja e Gardenia-s, e cila ndihmon pikërisht natyrën e tyre emocionale.

Luani (22 korrik – 23 gusht)

Të përkushtuar, optimist dhe romantikë, Luanët kanë tendencë të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, aq sa shpeshherë e teprojnë. Trëndafili i ndihmon ata të mbajnë ekuilibrin mes natyrën së tyre protagoniste dhe anës romantike, si dhe balancon cilësitë e tyre.

Virgjëresha (23 gusht – 22 shtator)

Elastikë, të rafinuar dhe gati perfekt, Virgjëresha përfiton shumë nga efektet e temjanit. Ky vaj është një përbërës i mrekullueshëm që e ndihmon natyrën e tyre të jetë në ekilibër. Për Virgjëreshën temjani nxit qetësinë dhe e bën atë të jetë më e lirë.

Peshorja (23 shtator – 22 tetor)

Intelektualë, simpatikë dhe diplomatë. Natyra e Peshores, gjithmonë me takt, i bën të gjithë të ndihen mirrë me shoqërinë e tyre. Është një shenjë që pëlqen zakonisht të konfrontohet, edhe pse zakonisht lënë tek të tjerët të kuptohet se janë dembelë apo të painteresuar. Natyra sensuale e Peshores ndihmohet nga piperi, i cili i mban të balancuara dy anët.

Akrepi (23 tetor – 21 nëntor)

Ekstremisht tërheqës dhe me një vetësiguri absolute. Është ndoshta shenja më sociale dhe gjithmonë gëzon adhurimin e të gjithëve. Akrepi ka tendencë të jetë konkurrent mjaft i fortë, edhe pse ndonjëherë ka më shumë armiq se miq. Thelbësore për të janë aromat me nuancat e trëndafilit, sepse i falin qetësi dhe emocion.

Shigjetari (22 nëntor – 21 dhjetor)

Besnikë, bujarë dhe unikë. Femrat Shigjetar janë gjithmonë në kërkim të aventuarve. Ndonjëherë e teprojnë me energjinë e tyre të pashtershme për të pasur çdo gjë nën kontroll. Për këtë janë më të prirura drejt aromave të veçanta, jo të zakonshme e të paqta.Bricjapi (22 dhjetor – 19 janar)

Sinqeriteti ështe një shenjë dalluese e personalitetit të Bricjapit. Janë të fortë, të fokusuar dhe mjaft praktikë. Ndoshta ndonjëherë kanë nevojë për fantazi. Jasemini është aroma që i identifikon më së shumti dhe u nxjerr në pah anën e tyre sensuale.

Ujori (20 janar – 18 shkurt)

Të sinqertë dhe të interesuar për të gjetur të drejtën, Ujorët mund të bien në sy shumë shpejt. Vajrat esencialë ruajnë ekuilibrin dhe nxisin anën e tyre krijuese.

Peshqit (19 shkurt – 20 mars)

Ëndërrues, kreativë dhe intuitivë, Peshqit janë të butë dhe më përfytyrues se të gjitha shenjat e Zodiakut. Janë të prirur drejt aromave mistike, por edhe atyre të forta.

Marre nga :Revista Class

Loading...


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *