8 SEKRETE për flokët që duhet ti dini patjeter

8 SEKRETE për flokët që duhet ti dini patjeter

Vazhdimisht pyesni veten sa floke keni, pse demtohet, pse dalin thinjat etj. Hidhini nje sy ketyre fakteve interesante per floket tuaj.

1. Perse ne plazh floket thahen?


Nga 2 faktore: rrezet e diellit dhe uji i detit. Te dy keta jane shume agresive ndaj flokeve tuaj. Per te evituar efektet negative, perdorni produkte mbrojtese per floket ashtu si per lekuren tuaj.

2. Sa floke kemi mesatarisht?

Mesatarisht 100.000 deri 150.000 rrenje floku.

Loading...

3. Sa floke mund te humbesh ne dite?

Normalja eshte 80-100 qime flokesh ne dite dhe nje qime floku jeton mesatarisht deri ne 6-vjet.

4. Pse dalin thinjat?

Kjo ndodh kur ndalon prodhimi i melanines, pigmentit pergjegjes per ngjyren e flokeve dhe te lekures. Por edhe traumat apo emocionet e forta ndikojne ne shfaqjen e thinjave. Megjithate akoma nuk eshte vertetuar shkencerisht shkaku i shfaqjes se thinjave.

5. Pse elektrizohen floket?

Kjo ndodh kur floket jane ne kontakt me eren, kjo e fundit shkarkon elektricitet. E kunderta ndodh ne nje ambjent te lagesht, lageshtia e shperndan elektricitetin.

6. Sa rriten floket per nje muaj?

Kjo varet nga grupet etnike. Per shembull, aziatiket jane ata qe i rriten floket me shpejt me nje mesatare prej 1,3 cm ne muaj. Ndersa evropianet kane nje mesatare prej 1,2 cm ne muaj. Afrikanet jane ata qe floket i rriten me ngadale me 0,99 cm ne muaj. Duhet theksuar qe me kalimin e moshes edhe rritja e flokeve behet me ngadale e shkon deri ne 0,25 cm ne muaj.

7. Pse formohet zbokthi?

Zbokthi eshte thjesht renia e qelizave te vdekura te skalpit te kokes. Ai vjen si rezultat i nje kujdesi te dobet ndaj flokeve, duke filluar qe nga produktet qe perdorni. Mundohuni te rivendosni nje ekuiliber fizologjik te lekures se kokes duke e mbajtuar ate gjithmone te hidratuar.

8. Pse kemi floke te yndyrshem?

Ekstremi i kundert i zbokthit eshte yndyra. Nje nder shkaqet kryesore te flokeve te yndyrshem (pervec faktorit gjenetik), eshte menyra e te ushqyerit. Konsumi i yndyrave reflektohet edhe tek floket.

Kushtojini vemendjen e duhur flokeve tuaj per ti pasur ato te shendetshem dhe te bukur.

Loading...


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *