5 gabimet që NUK duhet të bëni kur hiqni vetullat/ foto

5 gabimet që NUK duhet të bëni kur hiqni vetullat/ foto

Nëse jeni të pakënaqur me formën e vetullave tuaja, me siguri jeni duke bërë diçka të gabuar gjatë mirëmbajtjes së tyre. Shikoni 8 gabimet e zakonshme që bëjnë femrat gjatë heqjes së vetullave dhe zbuloni se ku jeni duke gabuar.Për të pasur vetulla të bukura ndiqni këshillat e mëposhtme.

 

1.Përdor piskatore të vjetër

Loading...

Të ndodh shpesh që qimet të rrëshqasin ose të këputen gjatë kohës që je duke i hequr. Kjo është pasojë e përdorimit të një piskatoreje të vjetër. Kot mundohesh të afrosh dy anët e piskatores, sepse funksioni i saj, tashmë ka mbaruar. Është shumë e rëndësishme që piskatoren ta pastrosh me alkool para përdorimit për të shmangur përdorimin e baktereve. Ah, mos lejo që piskatoren ta përdorin pjesëtarë të tjerë të familjes. Është personale.

2.Heq vetullat ndërsa përdor kremin hidratues

Ky veprim është një gabim tjetër i madh. Kremi hidratues stimulon prodhimin e kolagjenit, mbyll poret dhe përshpejton ndarjen e qelizave. Gjatë kohës që vendos krem hidratues, lëkura bëhet më e ndjeshme dhe më e hollë, ndaj gjatë heqjes së vetullave mund të heqësh edhe ndonjë copë lëkure. Ekspertët rekomandojnë të mos përdorësh krem gjatë kohës që depilon vetullat.

3.Nuk i rregullon kurrë vetullat në qendër estetike

Edhe pse nuk je e kënaqur me formën që kanë vetullat e tua, nuk je e sigurt për t’i rregulluar ato në një qendër estetike. E mira është që të drejtohesh tek personat e profesionalizuar sa herë dëshiron të përmirësosh formën e tyre. Edhe nëse shkon vetëm një herë apo dy herë gjatë vitit nëpër sallone bukurie, gjithsesi do të të ndihmojë që të ruash formën e natyrshme dhe ju vetëm do t’i mirëmbash ato. Vetullat tërheqin vëmendjen e syve duke u bërë në këtë mënyrë pika referuese e fytyrës. Nëse nuk kanë formë të mirë, mund ta përkeqësojnë përshtypjen për pamjen tuaj.

4.Krijon hapësirë të madhe në mes vetullave

Mania për të shmangur vetullat e ngjitura të çon në një gabim tjetër: sa më shumë i heq kurorën vetullave, aq më shumë i largon ato nga njëra tjetra. Mos harro që është një gabim shumë i madh. Sa më e madhe të jetë hapësira mes vetullave, aq më e madhe duket hunda dhe po aq larg duken sytë nga njëri-tjetri. Fillimi i vetullave duhet të jetë në përputhje me hundën, jo jashtë saj. Po ashtu, edhe skajet e jashtme të vetullave duhet të jenë në përputhje me skajet e syrit

5.Heqja e  qimeve  brenda tufës së vetullave

Mos hiqni qime nga brenda tufës së vetullave sepse do të krijoni boshllëqe. Nëse është e vevojshme qimet e pabindura prijini me një gërshërë të vogel. Nëse keni boshllëqe tek vetullat tuaja i mbushni me një laps sysh ose me një  hije sysh mat në ngjyrën e vetullave tuaja. Zgjidhni një ngjyrë të hapur

Loading...


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *