Bixhoz me dashurinë/ Shivai përqafon Anikën, Tia i sheh, ja ç’do ndodhë këtë javë…

Bixhoz me dashurinë/ Shivai përqafon Anikën, Tia i sheh, ja ç’do ndodhë këtë javë…

Shivai i kërkon Anikës mos t’i thotë familjes për çipin. Ishanën e kërcënojnë se do i rrëmbejnë motrën. Anika pështyn kafen që Shivai i dha ta provonte. Anika mundohet të heqë njollën por Shivai i thotë ta lërë dhe largohet.

Rudra bën sikur nuk e njeh Somjan pasi do që të fitojë vëmendjen e vajzës së bukur të shkollës. Ai sillet shumë keq me Somjan ndërsa ajo mundohet t’i kujtojë ditën kur u njohën në spital dhe këndoi këngë për vëllain e tij.

Loading...

Tia dhe Shivai vendosin të kalojnë kohë me njëri tjetrin. Anika futet në dhomën e Shivait por dritat janë fikur. Shivai kujton se është Tia dhe e përqafon nga pas. Anika habitet. Tia hyn në dhomë dhe i sheh bashkë.

Shivai mundohet t’i shpjegojë Tias që nuk e dinte se ishte Anika. Më vonë ai mundohet të sqarojë edhe Anikën për keqkuptimin që ndodhi. Anika i thotë se më mirë pi helm sesa të përqafojë atë.

Shivai mëson se gruaja e Ashokut ka dalë nga burgu. Ajo futet në një event dhe fajëson Oberoit për vdekjen e burrit të saj. Ajo i drejton armën Shivait por qëllon dorën e Rudrës. Të gjithë tronditen.

Gjyshja fton në shtëpi mbesën e shoqes. Ajo është Somja. Rudra habitet kur e sheh. Gjyshja e pyet Rudrën nëse e njeh dhe Rudra thotë po. Somja thotë se nuk e njeh Rudran. Ai habitet që ajo tha se nuk e njeh./Revistawho.com

Loading...


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *