Modelja shqiptare tregon për pasionin e saj tek ‘Rudina’ por e akuzojnë për vjedhje…

Modelja shqiptare tregon për pasionin e saj tek ‘Rudina’ por e akuzojnë për vjedhje…

Ka qenë e ftuar tek emisioni i Rudina Magjistarit pasditen e djeshme Endi Demneri, një nga modelet më simpatike shqiptare. Në një pjesë të intervistës Endi ka treguar për pasionin e saj për pikturën dhe pikërisht për këtë ishte realizuar edhe një insert.

Endi e shoqëruar nga kamerat e emisionit treguan telajon me të cilën ajo po punon për momentin në shkollën e saj. “Kjo është piktura me të cilën po merrem për momentin” – ka rrëfyer ajo.

Loading...

Megjithatë duket se nuk ka qenë kështu. Shumë prej ndjekësve në Instagram të cilët ndjekin të njëjtën shkollë me bukuroshen kanë treguar se në fakt ajo pikturë nuk është e saj.

Një ndër ta ka qenë edhe Sara Kapo e cila shkruan në Instastory: “Nuk e di me çfarë guximi këto fotomodelet marrin pikturën e dikujt tjetër dhe e shpallin si të vetën në televizion. Turp dhe gjynah për ty zemër!” – ka përfunduar ajo në postimin e saj.

Ndërkohë Endi nuk ka dashur ta komentojë më gjatë rastin në rrjete sociale duke qëndruar e heshtur. /Blitz.al/

 

Loading...


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *