5 SEKRETE si të forconi gjoksin pa operacione plastike…(FOTO)

5 SEKRETE si të forconi gjoksin pa operacione plastike…(FOTO)

Rënia e gjoksit është një proces natyror që ndodh kur gjoksi humbet fleksibilitetin dhe elasticitetin. Gjoksi nuk ka muskuj. Ai përbëhet nga inde lidhëse dhe gjëndra që prodhojnë qumësht. Që ta mbani gjoksin në formë duhet të tregoni një kujdes të veçantë për të.Zakonisht fenomeni i rënies ndodh pas të 40-ve, por nuk përjashtohen rastet që mund të ndodhë dhe më herët. Shtatzënia është një ndër faktorët kryesorë që ndikon në rënien e gjoksit. Përveç saj, shkaktarë të tjerë mund të përmendim menopauzën, humbjen apo marrjen e peshës në mënyrë të shpejtë etj.
Por pavarësisht kësaj situate,e  cila ngre alarmin tek shumë femra, ka gjithmonë një zgjidhje. Bright Side ka zbuluar disa mënyra natyrale që forcojnë gjoksin, i japin formë dhe, më e rëndësishmja, e mbrojnë atë.

Loading...

Larja me ujë të vakët: Dushi me ujë të vakët mund të mos jetë i preferuari për shumë prej jush, megjithatë është i rëndësishëm për tonifikimin e lëkurës. Në këtë rast mund të aplikoni edhe kubikë akulli ose garza të lagura në gjoks.
Mbajeni e shpinës drejt: Kërrusja e bëni gjoksin të duket aspak tërheqës, si dhe dobëson muskujt e gjirit. Përpiquni t’i mbani shpatullat gjithmonë drejt. Ky veprim tonifikon muskujt dhe e bën më të bukur pamjen tuaj të jashtme.
Mos ushtroni presion në gjoks: Përpiquni mos të flini me bark dhe zgjidhni gjithmonë reçipetat e duhura. Reçipetat që duket sikur ngrenë gjoksin dhe e bëjnë atë më tërheqës, në fakt vetëm e dëmtojnë atë. Në këtë rast nuk do të ndiheni rehat dhe pengoni qarkullimin e gjakut në gjëndrat limfatike.
Zgjidhni reçipetat e duhura kur merreni me sport: Kurrë mos vraponi apo të hidheni në litar pa reçipetat e duhura për sport. Ushtrimet fizikee janë të mira për trupin, por mund të jenë të dëmshme për gjoksin nëse nuk vishni reçipetat e duhura.
Përdorni krem mbrojtës dielli: Abuzimi me nxirjen, sidomos pa përdorur krem dielli, çon në tharje të lëkurës dhe humbje të elasticitetit të saj. Dalja topless në plazh nuk është ide e mirë nëse doni të ruani format e gjoksit. Për më tepër shikoni fotogalerinë e mëposhtme.

Loading...


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *