Ja sa herë duhet ti lani xhinset, Victoria Beckham tregon sekretin e saj

Ja sa herë duhet ti lani xhinset, Victoria Beckham tregon sekretin e saj

Sa herë ju ka ndodhur që të planifikoni me orë e orë të tëra veshjen për një event të caktuar dhe në fund instikti t’ju ketë çuar drejt pantallonave xhins? Me siguri edhe në këtë momente që po lexoni këtë artikull mund të jeni duke planifikuar të blini një palë të tilla, sidomos me ardhjen e pranverës ku kombinimi klasik pantallona xhins +atlete cinverse+ T-shirt është zgjidhja më e mirë e mundshme. Mirëpo, kur mendoni për xhinset nuk mund të mos mendoni për larjen e tyre.

Loading...

Sipas CEO-s së markës së fashme Levi’s Chip Bergh, pantallonat xhins duhen larë sa më rrallë që është e mundur. Ai vazhdon mandej duke thënë se larja një herë në 4 muaj është mëse e mjaftueshme pasi materiali i tyre shumë delikat dëmtohet dhe humb ngjyrën dhe elasticitetin gjatë larjes mekanike në lavatriçe. Një deklaratë e cila mund të habisë këdo, por jo ikonën e modës Victoria Beckham.

Në një intervistë për ‘’Elle USA”, ish-vajza Posh e grupit ‘’Spice Girls’’ ka treguar se ajo bën pjesë në kategorinë e atyre femrave që i lan xhinset sa më rrallë të jetë e mundur, vetëm në raste kur është mëse e nevojshme “Kam aq shumë të tilla në garderobë sa ndonjëherë nuk mbaj mend ku mund t’i kem lënë, por me siguri jo në koshin e veshjeve të palara apo lavatriçe. Nuk i laj kurrë pantallonat xhins, vetëm në rast se dikush nga fëmijët më derdh diçka sipër apo më ndodh ndonjë incident i vogël. Edhe në këtë rast preferoj larjen me dorë dhe me ujë me copa akulli. Preferoj t’i fus një natë të tërë në akull ose t’i lë në ajër të pastër për shumë orë.”- u shpreh 43 vjeçarja. Po ju do të bënit të njëjtën gjë?/Burimi ”Cosmopolitan Italia”

NEW YORK, NY – SEPTEMBER 13: Victoria Beckham is seen on September 13, 2017 in New York City. (Photo by UMV/Star Max/GC Images)
Loading...


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *