Astrologia Meri parashikon ndryshime: Ja shenjat e horoskopit që preken më shumë…

Astrologia Meri parashikon ndryshime: Ja shenjat e horoskopit që preken më shumë…

Afërdita në Dash dhe ndikimi i saj tek të gjitha shenjat

Kjo Jave filloi me një fenomen Astrologjik pasi Afërdita ndërroi shenjë nga Peshk në Dash.Do qëndroj në ketë shenjë deri në 30 Mars.

Në fund të muajit do futet në një shenjë shumë të favorizuar, në Dem.

Nga një shenje e fuqishme për të në Peshk, do jetë tashmë në shenjën e dobësisë së saj, në Dash. Pra në ketë pozicion, Afërdita është e dobët.

Është e ditur që Afërdita përfaqëson shijimin me të pestë shqisa

Çfarë prekim, shijojmë, ndjejmë, dëgjojmë ose kënaqemi apo nuk e simpatizojmë shprehet nëpërmjet Afërditës.

Po kështu edhe ndjenja e sigurisë dhe e pasigurisë vjen nga Afërdita.

Loading...

Afërdita është tipar i rëndësishëm për ta ndjere të bukur JETËN.

Në Dash ndjenja vjen nga entuziazmi.

Çdo gjë tregon nevojën për një fillim të ri.

Afërdita në Dash na bën me të nxehte dhe me erotik.

Në një kërkim të vazhdueshëm dhe duke humbur sensin e masës ndonjëherë, bëjmë gabime pasi nxitohemi dhe nuk bëjmë program

Ndryshimet e gjendjes emocionale here bëhen shumë optimiste e herë tepër pesimiste.

Instinkti mund të errësojë harmoninë dhe ekuilibrin në marrëdhënie derisa uni të mbivendoset mbi termin NE.

Duhet të kemi kujdes me xhelozinë dhe keqkuptimet me njerëzit e dashur.

Kujdes lëvizjet dhe vendimet e nxituara dhe fjaëe që djegin e shqetësojnë.

Në 13 Mars, Afërdita katërkëndësh me Saturnin në Bricjap. Sjell ankth, dyshim, pasiguri sentimentale dhe materiale.

16 deri 18 Mars, lidhje pozitive me LIDHJET E HËNËS. Do ndjehemi me fat nga ana sentimentale dhe ekonomike

20 Mars, Afërdita ngjitur me Mërkurin. Moment i mire për marrëveshje ekonomike ose komunikim sentimental

23 deri 24, katërkëndësh me Plutonin në Bricjap. Pasion, xhelozi, antagonizëm, fiksime dhe shpërdorim material e sentimental për hatër të zotërimit.

Deri 28 Mars, Afërdita afër me Uranin. Dashuri të papritura dhe ndarje të papritura, surpriza, njohje të reja dhe shpenzime të papritura.

Dashi do jetë më entuziast, më i sigurt ekonomikisht dhe shpirtërisht.

Demi do ketë momente të paqarta në jetën personale dhe prapaskena.

Binjaket do kenë ngritje në jetën sociale dhe njohje të reja në jetën personale.

Gaforrja do ketë ngritje, por edhe ulje të papritura të humorit q lidhet me punën dhe stabilitetin në përgjithësi.

Luani do ketë ndryshime në mënyrën e jetesës, dalje, udhëtime, njohje të reja diku larg.

Virgjëresha duhet të merret me çështje ekonomike, por të saktësojë edhe ndjenjat. Një pasion i troket në derë.

Peshorja do përjetojë çaste antagonizmi në çift, por edhe në bashkëpunime të ndryshme.

Akrepi do ti futet një veprimtarie të re në lidhje me punën qe e entuziazmon.

Shigjetari do kërkojë romancën, erotizmin, por edhe aventurën. Do jetë instiktiv.

Bricjapi do gjejë mundësi të ekuilibrojë jetën personale me atë familjare duke i përshtatur të dyja bashkë.

Ujori do jetë në kërkim të një jete të re, më intensive, më instiktive dhe me njerëz të rinj.

Peshqit do kenë pak pasiguri ekonomike dhe personale, por qe me raste do ketë përmirësime të dukshme.

Loading...


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *