Bixhoz me dashurinë: Shivai do të martohet me Tian, ja çbën Anika…

Bixhoz me dashurinë: Shivai do të martohet me Tian, ja çbën Anika…

Shivai mendon për Anikën dhe ajo për të. Edhe Omkara mendon për Ishanën dhe Ishana për të gjithashtu. Mami i Tias i thotë Shaktit mos ta shtyjnë më fejesën e Shivait dhe Tias. Pinki i thotë Tias të telefonojë Shivain që të ndajnë datën e fejesës. Tia e telefonon dhe Shivai thotë se fejesa nuk mund të bëhet tani pasi ai ka një punë të rëndësishme.

Loading...

Ajo u thotë të tjerëve dhe të gjithë fillojnë të diskutojnë. Shivai vjen në shtëpi dhe thotë se nuk do që të fejohet. Të gjithë e shikojnë të habitur. Shivai thotë se ai dhe Tia duhet të martohen menjëherë. Të gjithë gëzohen përveç Omkarës dhe Rudrës. Gjyshja e këshillon Shivain mos të nxitohet por ai i thotë se Tia është perfekte për të dhe se ata shkojnë bashkë.

Gjyshja i thotë se personi i duhur është ai me të cilin nuk shkon dhe ai që të bën të humbasësh. Shivai i thotë se ai nuk humbet kurrë. Omkara Rudra dhe Shivai fillojnë të gatuajnë duke u zbavitur. Papritur Shivai sheh Anikën shkruan revistawho. Gjyshja thotë se e thirri Anikën pasi do i bëjë ajo përgatitjet e dasmës. Gjithashtu gjyshja e ka ndihmuar Anikën dhe shtëpia e saj nuk i shitet askujt. Familja fillon përgatitjet për dasmën.

Gjyshja e thërret Shivain me emrin Billu siç i thërriste kur ai ishte i vogël por Shivait nuk i pëlqen. Anika tallet me të. Omkara i thotë Rudrës se Shivait i ka ndodhur diçka që kur ka takuar Anikën. Ishana kërkon për motrën e saj por nuk po e gjen. Ndërkohë gjërat që nevojiten për dasmën vijnë në shtëpinë Oberoi dhe ato i ka paguar Anika. Gjyshja habitet. Anika i thotë se i pagoi me çekun që i dha Shivai dje. Shivai habitet./revistawho.com

 

Loading...


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *